Rrёzohet njё avion etiopian pasagjerёsh | Bota | DW | 10.03.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Rrёzohet njё avion etiopian pasagjerёsh

157 vetё gjetёn vdekjen nga rrёzimi i njё avioni Boeing 737 i shoqёrisё etiopiane Ethiopian Airlines. Pak pas nisjes sё avionit tё linjёs nga aeroporti i kryeqytetit Addis Abeba humbi kontakti me pilotёt.

Njё avion i shoqёrisё ajrore Ethiopian Airlines, sipas tё dhёnave zyrtare, ёshtё rrёzuar pak pas nisjes nga aeroprti i kreqytetit Addis Abeba. Avioni i tipit Boeing 737-800 MAX udhёtonte drejt Kenias pёr nё kryeqytetin Nairobi. Njё zёdhёnёs i shoqёrisё shtetёrore ajroe tё Etiopisё komunikoi, se tё 149 pasagjerёt dhe tetё pjestarё tё ekipazhit ndodheshin nё bordin e avionit. Sipas televizionit shtetёror nuk ka asnjё shenjё pёr tё mbijetuar. Pasagjerёt ishin nga 33 vende. Ndёr viktimat janё 32 kenianё, 17 etiopianё dhe tetё kinezё, bёhet e ditur mё tej.

Nё njё deklarim fillestar tё shoqёrisё ajrore, thuhet, se avioni ёshtё rrёzuar nё afёrsi tё qytetit Bishoftu, rreth 50 km nё jug-lindje tё kryeqytetit. Pak minuta pas nisjes avioni Boring humbi kontaktin me tokёn. Nё faqen e internetit tё ndjekjes sё itinerarit tё avionёve Flightradar24 njoftohet, se avioni Boeing 737 ka pasur njё "shpejtёsi jo tё qendrueshme vertikale" pas nisjes. Avioni i ёshtё dёrguar shoqёrisё Ethiopian Airlines nё mes tё nёntorit. 

English: Äthiopien mutmaßlicher Absturzort Boeing 737 Ethiopien Airlines (google.com/maps)

Vendi i rrёzimit tё avionit Boing 737 tё Ethiopien Airlines

Zyra e kryeministrit etiopian Abiy Ahmed pёrmes Twitter-it u ka shprehur ngushёllimet tё afёrmve tё viktimave.

Nё tetor njё avion tjetёr Boeing 737-800 MAX pas vetёm dy muajsh nё pёrdorim nga shoqёria ajrore indoneziane Lion Air u rrёzua pak pas nisjes. Tё 189 njerёzit nё bordin e tij humbёn jetёn.

se/as (dpa, afp, rtr, ap)