Rrëfime të të rinjve gjermanë 15 vjetë pas rënies së Murit të Berlinit
8 Nëntor 2004Kur ata sapo kishin lindur, RDGJ ishte bërë pjesëtare e historisë moderne. Eli, Suzana, Xhozefina, Kristiani dhe Maksi i përkasin vitit të parë të shkollës së bashkuar gjermane mbas shëmbjes së murit. Nxënësit e vitit të parë të gjimnazit Johann-Gottfried-Herder e njohin jetën socialiste vetëm nga të dëgjuarit. Prindërit dhe gjyshërit janë kujtesa e tyre e një kohe, të cilës ata i shpëtuan për pak gjë.
"Unë i kam pyetur prindërit e mi për jetën në RDGJ dhe ata me kane folur për avantazhe dhe disavantazhe. Avantazh ishte për shëmbull, që shkolla ishte një sistem arsimor i përgjithshëm, dhe që nxënësit u merrnin me detyra të ndryshme edhe mbas orarit shkollor. Gjithashtu edhe rrjeti social ishte më i mirë. Nuk kishte papunësi dhe nuk eksistonte frika për të lindur fëmije, sepse cerdhet kishin plot vende për të gjithë. Edhe dënimet për krime ishin të arsyeshme. Disavantazhe të RDGJ-së ishin për shëmbull, që nuk eksistonte liria për të shëtitur botën dhe lirija e shprehjes së mendimit. Nuk lejohej shprehja për botën e jashtme kapitaliste. Për shembull, nuk mund të thoje që kushëriri im jeton në perëndim dhe nuk është aq keq andej. Lejohej thjesht shprehja për perëndimin në kontekst negativ."
Susann:
"Mallrat e mira bliheshin vetëm në dyqanin e ekskuizitave. Por më parë duhet të thyeshin paratë lindore në para perendimore. Kursi ishte një me katër, por cmimet ishin vecse një me dhjetë. Kjo e vështirësonte situatën."
Josefine:
"Më parë nuk kishte as supermarkete private, por "organizata shitje", të cilat s'kishin asgjë të vecantë, thjesht gjërat e nevojshme. Rrallë herë shisnin fruta ekzotike, etj. Prandaj dhe populli gëzonte për paketat ushqimore të perëndimit."
Christian:
"Për të blerë sende elektronike për shembull, më parë nuk mund të shkoje thjesht në dyqan. Një televizor kushtonte atëherë rreth pesëmijë-gjashtëmijë marka. Atëherë mund ti thoshte ai që kishte një televizor me ngjyra dhe me telekomandë tjetrit: "Shiko se ti ke një motocikletë. Shtoi dhe dymijë marka, e po ta jap televizorin." "
Max:
"Ajo që kam dëgjuar unë nga ime mëmë, është që ajo kishte probleme me arsimimin dhe kjo e bezdiste më shumë se gjithcka. Ajo ishte një nxënëse tepër e zellshme, por problemi ishte që prindërit e saj ishin arsimtarë dhe jo punëtorë të thjeshtë që përfaqësonin si me mëndje, ashtu dhe më punë sistemin e RDGJ-së. Pra ajo nuk e kishte të lehtë të vazhdonte shkollën e lartë."
Në lindje të Gjermanisë ama, nuk janë gjithë të rinjtë kaq të informuar për gjendjen si Maksi dhe shokët e tij.