1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Roth: Shqipëria meriton çeljen e negociatave.

23 Maj 2019

Ministri gjerman i shtetit Michael Roth është një nga personat më të angazhuar në politikën gjermane për çeljen njëherazi të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Roth, tha në një intervistë me DW se do të përpiqet që ta fusë këtë temë në agjendën e Samitit të Këshillit të BE-së në qershor 2019.

https://p.dw.com/p/3IvcW

Përfaqësuesi më i fuqishëm i votimit të menjëhershëm në Bundestag për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është ministri gjerman i shtetit për Evropën, Michael Roth, vetë socialdemokrat. Siç e tha edhe në një intervistë me Deutsche Welle-n, ministri Roth argumenton se premtimi i dhënë duhet mbajtur, se Shqipëria i ka kryer detyrat e saj, se çelja e negociatave është në interes edhe të stabilitetit të rajonit dhe Evropës.