Romët e Kosovës jetojnë në ambiente të ndotura | Politika | DW | 10.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Romët e Kosovës jetojnë në ambiente të ndotura

Prej përfundimit të luftës romët jetojnë në tri kampe të përkohshme, ku shkalla e lartë e ndotjes përbën rrezik për jetën e tyre

Konferencë e romëve në Mitrovicë

Konferencë e romëve në Mitrovicë

Romët, që jetojnë në tri kampe në veri të Kosovës, kanë refuzuar që të vendosen në një kamp të ri i braktisur nga trupat e KFOR-it. Zhvendosja është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e gjendjes së këtyre banorëve.
Disa qindra pjesëtarë të komunitetit rom kanë refuzuar një kërkesë të administratës ndërkombëtare që të vendosen në një kamp të ri të KFOR-it, i braktisur nga trupat franceze. 125 familje, përkatësisht 560 pjesëtarë të komunitetit rom, prej gjashtë vjetësh jetojnë në tri kampe në pjesën veriore të Mitrovicës. Në këto mjedise është konstatuar, se shkalla e ndotjes është shumë e lartë dhe kjo rrezikon në masë jetën e banorëve romë të kampeve. Më saktësisht ekspertët kanë konstatuar se nga ndotja banorët e tri kampeve në veri të Mitrovicës kanë sasi të konsiderushme të plumbit në gjak.

Administrata ndërkombëtare kërkoi nga banorët romë që të vendosen në një ish-bazë të forcave paqeruajtëse po në pjesën veriore të Mitrovicës, ku shkalla e ndotjes është shumë më e ulët. Njëri nga zëdhënësit e UNMIK-ut, Gergy Kakuk, thotë, se zhvendosja nga kampet e vjetra ka për synim përmirësimin e gjendjes së tyre, por aktualisht, ka mospajtime në mes udhëheqësve të vetë komunitetit rom.
Kampi i trupave fanceze i quajtur Osterodo, ofron kushte më të mira për romët. Kjo për faktin që aty nuk ka shumë pluhur meqë sipas studimeve sasia me e madhe e lëndëve helmuese është nën dhe. Kampi i ri do të drejtohet nga organizatat humanitare dhe banorët që do të jetojnë aty do të kenë përkujdesje të vazhdueshme shëndetësore, tha Georgy Kakuk. Por, banorët rom nuk pranojnë të zhvendosen në kampin e ri, por kërkojnë vendosjen e tyre në lagjen e romëve në pjesën jugore të qytetit. Nga kjo lagje shumë familje rome janë larguar në fund të luftës në Kosovë në vitin 1999. Në këtë zonë ka kohë që ka filluar pastrimi i gërmadhave dhe tashme pritet fillimi i ndërtimit të banesave kolektive. Zyrtarë të UNMIK-ut, shpresojnë se gjatë këtij viti ndërtimi i këtyre banesave do të përfundojë.

Në radhët e komunitetit rom edhe më tej ka mospajtime. Ata kërkojnë ndërtimin e shtëpive dhe jo baneesave kolektive. Sidoqoftë, për të bindur 560 pjesëtarët e komunitetit rom që të vendosen përkohësisht në një kamp të ri dhe të largohen nga tri kampet e pjesës veriore të Mitrovicës është angazhuar personalisht edhe shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen.

  • Data 10.01.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrF
  • Data 10.01.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqrF