Bashkimi Europian kërkon të rrisë ndikimin e tij në botë në pesë vitet e ardhëshme e të luajë rolin e tij në formimin e së ardhmes globale. Kjo del nga strategjia e unionit deri në vitin 2024.
BE kërkon të ndikojë në botën globale. Për këtë në një dokument strategjik theksohet, se "në një botë gjithnjë e më të pasigurtë e komplekse", BE duhet të ndihmojë në formimin e së ardhmes globale." BE duhet të angazhohet për multilateralizmin dhe rendin botëror të bazuar në rregulla, e të kthehet në frymëzim për të tjerët.