Roli i Pakistanit në Afganistan | Politika | DW | 23.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Roli i Pakistanit në Afganistan

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer synon me vizitën e tij ditën e mërkurë në Pakistan të ndërmjetësojë mes të dy fqinjëve në grindje, por marrëdhënia mes të dy shteteve është e tensionuar. Luftë e ftohtë mes Kabulit dhe Islamabadit.

Shtajnmajer në vizitën e së mërkurës në Pakistan takohet me kryeministrin Shakuat Aziz

Shtajnmajer në vizitën e së mërkurës në Pakistan takohet me kryeministrin Shakuat Aziz

Pakistani gjithmonë e ka hedhur poshtë akuzën e palës afgane se bëhet shumë pak për të luftuar talibanët në rajonet kufitare. Gjatë vizitës në Pakistan dhe Afganistan ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer i ftoi të dy kolegët etij, ministrin e jashtëm të Afganistanit, Rangin Dadfar Spanta dhe ministrin pakistanez, Khurshid Kasuri në takimin e minstrave të jashtëm të G-8 javën e ardhshme në Potsdam. Por problemet mes të dy vendeve janë gati të pazgjidhshme në nivelin politik. Shumë të koklavitura janë marrëdhëniet gjeografike, historike dhe kulturore mes të dy shteteve.

Kufiri mes Pakistanit dhe Afganistanit është 2500 kilometra i gjatë, gati i pakontrollueshëm për ushtrinë pakistaneze, megjithëse me presionin amerikan, janë stacionuar ndërkohë 80.000 ushtarë pakistanezë në vijën kufitare. Në zonat malore të pashkelura qeveria nuk ka kontroll. Pashtunët, etnia më e madhe në vend, jetojnë në të dyja anët e kufirit sipas ligjeve të tyre. Madje konflikti pashtunez dy herë në vitin 1950 dhe 1980 gati u bë shkak për fillimin e luftës mes të dy vendeve. Kërkesa afgane ndaj Pakistanit për t'i dorëzuar rajonet pashtuneze është mjaft e vjetër.

Fiset në anën pakistaneze shërbejnë për fshehjen e talebanëve radikalistë, madje flitet prej kohësh për "Talebanistanin".
Duket se jo gjithmonë ju ofrohet me dëshirë ndihma talebanëve. Flitet se ata qarkullojnë rreth 15.000 talebanë të armatosur në këto zona. Bernd Kuzmitc nga qendra studimore për zhvillimin në Bonn kritikon nga njëra anë faktin që pala palestineze lejoi ngritjen e gardheve kufitarë, të cilët janë pjesërisht të minuar:

"Nga ana tjetër ky rajon ju përket rajoneve të lëna në harresë nga ana e qeverisë pakistaneze. Për shembull Belutshistani: Ky rajon ka burime të mëdha, por njerëzit aty nuk shohin ndonjë përfitim. Kjo hkakton pakënaqësi ekonomike dhe sociale. Më në fund kjo të çon aty që problemet kombëtare afgane dhe pakistaneze në këtë rajon pa shtet të përplasen me njëra-tjetrën."

Pakistani është përfshirë në një luftë në dy fronte. Sepse ende sot vazhdojnë akuzat se shërbimi sekret pakistanez ISI dhe ushtria mbështesin talebanët, madje flitet se presidenti Musharaf i trembet një konflikti të hapur. Lidhja e shërbimit sekret pakistanez me talebanët ka histori të vjetër, që në kohën e pushtimit sovjetik në vitin 1979. Pakistani më vonë kishte interes të kishte stabilitet në Afganistan, sepse në rast lufte me Indinë, zonat e thellë të Afganistanit mund të shërbenin për mbrojtje.

Pas atentateve të 11 shtatorit Pakistani deklaroi zyrtarisht fundin e mbështetjes së tij për talebanët. Kristina Vagner nga fondacioni për shkencë dhe politik ka dyshimin se ish-gjeneralë dhe oficerë ushtrie sërish mund të transmentojnë informacione:

"Kjo është një zonë e turbullt, por ne mund të themi zyrtarisht Pakistani ka hequr dorë nga mbështetja për talebanët. Qeveria
pakistaneze nuk i ka mundësitë të kontrollojë kufijtë e papërshkueshëm, kështu që ka mundësi që ish oficerë të shërbimit sekret të vazhdojnë të ndihmojnë. Shpesh duhet thënë se këto aktivetete shpesh do të thonë trafik mes të dy vendeve, trafiku i drogës për shembull zhvillohet vetëm përmes këtij kufiri."

Joshjet financiare mund ta mbajnë ende gjallë përkrahjen ndaj talebanëve, thotë Kristian Vagner. Musharaf ndodhet për këtë arsye në mes të dy zjarreve. Gjenerali që erdhi në pushtet në vitin 1999 me puç ushtarak dhe rikonfirmoi pushtetin me manipulime në vitin 2002 ka nevojë për ushtrinë. Ai u premtoi ndihmë SHBA-ve dhe BE-së pas ngjarjeve të 11 shtatorit dhe që nga ajo kohë Musharaf është një nga figurat qendrore në rajon.

Papritur fuqisë atomike Pakistan, e cila nuk e ka nënshkruar kurrë marrëveshjen për ndalimin e armëve bërthamore, iu hoqën sanksionet dhe BE-ja garantoi lehtesi tregtare në vlerën e 1 miliardë eurove.

Aktualisht Pakistani ndodhet në një krizë të thellë politike, kjo pas suspendimit të gjykatësit të lartë Iftikar Shadry (Iftikar Chaudry) për keqpërdorim detyre. Për arsye se vetë Musharafi nuk e ka as vullnetin dhe as forcën për të zgjidhur problemet me Afganistanin, atëherë nevojiten përpjekjet e të gjitha palëve në këtë çështje.

  • Data 23.05.2007
  • Autor Priya Esselborn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmA
  • Data 23.05.2007
  • Autor Priya Esselborn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmA