1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

280110 USA Haiti

30 Janar 2010

Tërmeti në Haiti shkaktoi një valë të madhe gatishmërie për ndihmë. Para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës me presidentin Barack Obama premtuan menjëherë pas katastrofës miliona dollarë për rindërtimin.

https://p.dw.com/p/Lnkq
George Clooney në aktivitetin karitativ për Haitin
George Clooney në aktivitetin karitativ për HaitinFotografi: AP

Me lejen e qeverisë haitiane aeroporti i kryeqytetit Port-au-Prince u vendos nën kontroll të ushtrisë amerikane. SHBA i druhen ndonjë vale refugjatësh e cila mund të drejtohet nga shteti federal Florida. Përveç kësaj shteti i Karaibeve shihet si pjesë e sferës së ndikimit amerikan.

"Ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ofrojmë çdo lloj ndihme që kemi në dispozicion: diplomacinë tonë, ndihmat për zhvillim, fuqinë e ushtrisë sonë dhe ç'është më e rëndësishmja, dhimbsurinë e vendit tonë," - tha Obama.

Presidenti Obama premtoi vetëm pak orë pas tërmetit katastrofal ndihma masive të SHBA-ve në formë të një pekete prej 100 milionë dollarësh amerikan. Angazhimi amerikan për Haitin ka qenë konstant në historinë e këtij vendi i cili në vitin 1804 ndoqi shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe u çlirua si kolonia e dytë nga kolonializmi evropian, në këtë rast ai francez. Edhe pse ka zgjatur 58 vjet derisa SHBA-të njohën pavarësinë e Haitit që atëherë Uashingtoni ka provuar që me përzierje masive të ndikojë në historinë e këtij shteti të Karaibeve.

Haiti nach dem Erdbeben Flash-Galerie
Fotografi: AP

Më shumë se 10 mijë ushtarët amerikanë të cilët aktualisht po ndihmojnë të mbijetuarit e katastrofës janë në Haiti fytyra të njohura. Së fundi marinsat amerikanë kanë shkuar në Haiti në vitin 2004 kur Presidenti Jean-Bertrand Aristide pas trazirave të dhunshme të shkaktuara nga korrupsioni dhe keqpërdorimi i pushtetit u largua nga posti. Dhjetë vjet më herët, në shtator të vitit 1994 ishin po ashtu ushtarët amerikanë ata që zbarkuan në Port-au-Prince kur Uashingtoni rrëzoi juntën ushtarake nga pushteti por atëherë në favor të Aristrides që pëlqehej nga amerikanët.

Gërsheti i komplikuar interesash personale dhe shkaqesh humanitare

Si atëherë edhe tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës reaguan me një gërshetim të komplikuar nga interesat personale dhe shkaqet humanitare të cilat lidhin vendin më të pasur dhe më të varfër të hemisferës perëndimore me një lloj dashuri me urrejte.

Oliver Gliech, ekspert për Haitin në Institutin latino-amerikan pranë Universitetit të Lirë në Berlin: "Natyrisht që në radhë të parë është vendim humanitar i qeverisë Obama. Njëkohësisht kjo ka të bëjë edhe me elektoratin. Nuk bën të harrojmë që paraardhësi i Obamas, George Bush ka dështuar gjatë katastrofës së përmbytjeve në Luzianë (2005). Shumë prej viktimave të atëhershme ishin njerëz me ngjyrë të cilët natyrisht që bëjnë pjesë tek elektorati i presidentit amerikan."

Një Haiti i lënë në duart e fatit mund të kthehet në një qendër për kontrabandën e drogës
Një Haiti i lënë në duart e fatit mund të kthehet në një qendër për kontrabandën e drogësFotografi: AP

Tërë kësaj i shtohet edhe frika që një Haiti i lënë në duart e fatit mund të kthehet përkrah Meksikës në një qendër për kontrabandën e drogës në kontinentin amerikan. Për dallim nga shumë kritikë në Evropë, Gliech nuk sheh motive neokoloniale në misionin amerikan në Haiti. Gliech thekson se shumica e haitianëve ashtu dhe qeveria e kanë pritur krahëhapur ndihmën amerikane dhe shton se: "Për shkak të përvojës së tij të dhimbshme Haiti de facto ka shpërbër ushtrinë. Ka vetëm forca policore dhe asnjë organizëm me mundësitë teknike në dispozicon për të reaguar në masën adekuate ndaj një katastrofe të tillë natyrore."

Autor: Daniel Scheschkewitz
Redaktor: Esat Ahmeti