Rishikohen marrëdhëniet transtlantike - Në prag të takimit Shrëder Bush në Uashington | Bota | DW | 27.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rishikohen marrëdhëniet transtlantike - Në prag të takimit Shrëder Bush në Uashington

Pas dy vjet mpirjeje të kontakteve kancelari gjerman Gerhard Shrëder takohet sot në Uashington me presidentin amerikan Xhorxh Bush.

Shrëder & Bush

Shrëder & Bush

Të dy krerët politik do të bisedojnë një gjysmë ore me njëri-tjetrin dhe më pas është planifikuar një drekë e përbashkët. Në vigjilje të vizitës së Shrëderit në SHBA është spekuluar mjaft nëse koha e planifikuar në këtë axhendë është e mjaftueshme për të riparuar të ashtuquajturën "përcarje transatlantike". Megjithatë kancelari tregohet i shpenguar dhe në plan të parë vendos të përbashkëtat historike dhe ato aktuale me superfuqinë amerikane.

I vetëdijshëm dhe aspak i tensionuar apo nervoz, kështu prezantohet Shrëder në vigjilje të takimit me presidentin amerikan në selinë e këtij të fundit. Ky takim zhvillohet pas një pauze dy vjecare të imponuar. Kreu i shtetit më të fuqishëm në botë dhe kreu i shtetit të paktën më të rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike në Evropën e vjetër kohët e fundit janë takuar herë pas here me njëri-tjetrin por kontaktet kanë qenë fare kalimthi. Si gazetarët që e shoqërojnë kancelarin ashtu edhe ata në Gjermani shtrojnë pyetjen, se cfarë pret Shrëder nga kjo vizitë dhe cfarë do të thotë ai lidhur me temën e Irakut. Kancelari rithekson kontributin që ka dhënë dhe jep Gjermania për konsolidimin e gjendjes në Afganistan dhe në Ballkan. Por në këtë kontekst mund të shtrohet edhe pyetja retorike, se mos vallë patjetër duhet që gjithmonë të ofrohet dicka? Gjatë një fjalimi mbi politikën ekonomike, që ishte edhe një reklamë për Gjermaninë, përpara këshillit për marrëdhëniet me jashtë në Cikago, i pyetur nga publiku, se c´qëndrim do të mbajë Gjermania, nëse do të këkrohet ndihma e NATO-s në Irak, Shrëder u përgjigj: "Ne kemi vendosur, gjë që respektohet nga partnerët tanë në qeverinë amerikane, që të mos angazhohemi me trupa luftarake në Irak. Kjo pra është deklarata e qeverisë. Vendimi ka të bëjë ndër të tjera edhe me burimet e kufizuara financiare. Por ne nuk do ta pengojmë një mision të NATO-s dhe Uashingtoni e di këtë."

Sërish kancelari vuri në dukje angazhimin e Gjermanisë për kualifikimin e policëve irakianë nga ekspertët gjermanë si dhe masa të tjera ndihme. Por gjatë bisedimeve në sallën ovale të shtëpisë së bardhë në Uashignton temat e bisedimeve nuk do të jenë vetëm vatrat e krizës në Lindjen e Mesme dhe të Afërme, deklaroi Shrëder me të mbërritur në kryeqytetin amerikan: "Fillimisht ne do të bisedojmë për gjendjen e ekonomisë botërore, ndonëse mundësitë që politika të influnecojë p.sh. në nivelin e interesave bankare janë mjaft të kufizuara për të mos thënë që ato nuk ekzistojnë fare. Megjithatë: Gjermania dhe Amerika kanë detyrime të përbashkëta dhe duan që t´i përmbushin ato. Nuk është e thënë që ta nisësh gjithcka nga e para, por mjafton që ne të shqyrtojmë të përbashkëtat që kemi përpara. Ne ndodhemi në prag të samitit të vendeve të grupit G-8 që do të zhvillohet në Amerikë, në qe ndër të të cilit do të jenë cështje të politikës ekonomike dhe të sigurisë. Këto pra do të jenë tema bisedimi."

Se cili ka nevojë më shumë për tjetrin, nëse Bushi për Shrëderin apo e anasjeltas, të tilla pyetje kancelari nuk i preferon. Ai u mëshon vlerave të përbashkëta, baza e të cilave është shumë më e vjetër se sa cështjet aktuale të debatueshme. Si Evropa edhe Amerika kanë nevojë për njëra-tjetrën e në këtë mes nuk bëhet fjalë për personat. Ndër ata që do të takojë sot Shrëder në Uashington përpara se të takohet me Bushin janë edhe disa senatorë demokratë, por jo sfidanti i presidentit në fushatën elektorale, Xhon Kerri: "Takimi me të nuk është pjesë e programit të kësaj vizite, dhe së dyti unë nuk dua të përzihem në luftën elektorale amerikane. Nëse jam këtu i mik, jam i ftuari i presidentit dhe duhet të bisedoj me të. Kështu është zakoni." Për takimin me Bushin janë parashikuar 30 minuta. Por bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë drekës së planifikuar pas takimit.

  • Data 27.02.2004
  • Autor Tomas Nels
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArTw
  • Data 27.02.2004
  • Autor Tomas Nels
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArTw
Reklamë