1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rinia në Kosovë: Politika të na kushtojë më shumë vëmendje

12 Shkurt 2021

Kosova vendi me popullsinë më të re në Evropë: Papunësia, varfëria, pamundësia për të lëvizur lirshëm bëjnë që shumë të rinj të humbasin shpresën për një të ardhme më të mirë në vend. Por ç'presin ata nga politika?

https://p.dw.com/p/3pEUc
Nordkosovo Mitrovica | Junge Leute
Fotografi: Milica Andric Rakic/Vjosa Cerkini

Një shqiptare dhe një serbe takohen në rrugën Kralja Petra I në veri të Mitrovicës. Ne i shoqërojmë ato duke ndjekur drejtimin majtas nga rruga kryesore në një rrugë pa krye, në fund të së cilës rrënojat dhe një automjet i OKB-së dëshmojnë se Mitrovica dhe e gjithë Kosova janë ende larg normalitetit.

Pjesa e Mitrovicës ku ndodhemi është komuna me shumicë serbe. Ajo është e lidhur me komunën me shumicë shqiptare me tri ura, por ura kryesore vazhdon të jetë e mbyllur për trafikun. Kjo urë mbi Ibër është kthyer tashmë simbol që tregon për tensionet etnike. E këto tensione ndonëse janë zbutur disi, asnjëherë nuk janë zgjidhur që nga vitet e '90. Sidoqoftë, vajzat që shoqërojmë kanë një qëllim të përbashkët: Ato duan një arsim të mirë si parakusht për një jetë më të mirë. Një mundësi u është hapur atyre në godinën, ku hyjmë përmes një porte metalike. Në hyrje nuk ka asnjë shënim apo emërtim institucioni, por aty ndodhet organizata LINK Kosova nga Mitrovica e Veriut. Këtu ofrohen mundësi joformale arsimore dhe praktike për të rinjtë nga bashkësitë e ndryshme etnike në Kosovë.

Nordkosovo Mitrovica | Junge Leute
Fotografi: Milica Andric Rakic/Vjosa Cerkini

Shumë prej këtyre të rinjve që mësojnë këtu ose e kanë përjetuar luftën si fëmijë ose dinë histori për mizoritë e kryera nga palët ndërluftuese. Sidoqoftë, për disa prej tyre, shikimi përpara dhe shpresa që ata të shoqërohen me sovranitetin e shtetit të Kosovës është i madh. Mundësitë e punës dhe mundësitë e trajnimeve renditet si prioritetet kryesore në listat e tyre të dëshirave.

Trajnim joformal, por për nevojat e tregut pa kufij etnik

Hartimi i kurseve të IT-së e përball drejtorin e LINK-ut në Kosovë, Marko Rakić, me sfida të veçanta. "Ishte shumë e vështirë për ne që t'i bënim studentët të punonin së bashku pas mësimit në klasë. Por ajo që nuk është e vështirë ishte t'i bësh ata ta bëjnë atë në mënyrën që ata duan, domethënë të mësojnë së bashku."

Barriera gjuhësore mes serbishtes dhe shqipes kapërcehet në këto kurse duke përdorur gjuhën angleze, thotë për DË nga drejtori ekzekutiv i LINK Kosova, Marko Rakić. "Kuptimi i ndërsjellë është mjaft i vështirë, 85 deri 90% flasin anglisht dhe komunikojnë ashtu ”.

Iniciativa Lokale Kosova e Veriut (LINK) u themelua në vitin 2016 dhe ofron nëntë kurse dhe trajnime të ndryshme të IT-së për më shumë se 250 pjesëmarrës të të gjitha etnive. Financimi sigurohet kryesisht përmes dhurimeve nga organizatat ndërkombëtare. "Marrja e ndihmës për donacione ishte relativisht e lehtë," thotë drejtori ekzekutiv i LINK.

25-vjeçarja shqiptare Mirlinda Rushiti, e cila ka lindur në Leposavic në veri të Kosovës, kishte vështirësi në gjetjen e një pune. Një vit më parë ajo vendosi të ndjekë një nga kurset e IT-së, edhe pse e dinte që gjithçka ishte e organizuar nga serbët. Për ta nuk ka asnjë ndryshim se kush e bën organizatën.

"Në fillim isha skeptike kur fillova trajnimin. Mendova se nuk do të isha aq e mirëpritur, pasi isha e vetmja shqiptare në mesin e pjesëmarrësve të tjerë serbë në atë kohë”, thotë Mirlinda Rushiti për DW.

Nordkosovo Mitrovica | Junge Leute
Fotografi: Milica Andric Rakic/Vjosa Cerkini

Në një nga marrëveshjet pas luftës u vendos që në komunat serbe është ende e mundur të mësohet në përputhje me udhëzimet serbe. Kjo çon de facto në një strukturë të dyfishtë arsimore.

Efektet e kërkimit të punës janë veçanërisht të pasigurta. Në varësi të ndërmarrjes, certifikatat nuk njihen dhe kompanitë shpesh nuk janë të gatshme të pranojnë grupe të tjera etnike. Pakënaqësia e fshehtë shtetërore kërcënon nëse ky kod nuk respektohet.

"Gjithçka ishte mirë për mua atëherë sepse pamë se kishim një qëllim të përbashkët, të mësonim gjuhën e programimit, të trajnoheshim, të krijonim diçka të mirë për veten tonë, për komunitetin dhe mbi të gjitha, për të parë se ndryshimi i vetëm mes nesh është origjina”, thotë shqiptarja Mirlinda Rushiti.

Politika më shumë vëmendje rinisë

Deri më tani, asnjë nga qeveritë kosovare nuk i ka shkuar deri në fund të gjithë periudhës legjislative. Më 14 shkurt sivjet, ditën e Shën Valentit, qytetarëve të Kosovës u është bërë thirrje sërishtë japin votën për zgjedhjen e parlamentit  të ri. Të rinjtë presin ndryshim dhe përmirësim të kushteve të jetës dhe punë snë Kosovë, pavarësisht se cila parti do të drejtojë qeverinë. Politika mbahet jashtë klasave të LINK, thotë Rakic. "Nuk është e lehtë të flasësh për politikë me të rinjtë, veçanërisht në një mjedis mësimor multietnik", thotë Rakic.

Krejt ndryshe në klasën e Mirlindës. Kur i takuam ata, shqiptaren Mirlinda Rushiti, serben Marija Jasemovic dhe boshnjakun Edvil Utic ishin të thelluar në diskutim për gjuhën e tyre të IT -së. Të rinjtë me të cilët folëm nuk ishin shumë entuziastë për politikën, por të gjithë kanë pritje të mëdha nga politika.

"Unë do të rekomandoja që politikanët të na kushtojnë më shumë vëmendje ne të rinjve. ”-  thotë Edvil. Ai shton, megjithatë, se ka pak shpresë se elita politike do t'i marrë ato seriozisht.

Në fund të fundit, Marija është pak më shpresëdhënëse: "Shpresoj se ata do të na kushtojnë më shumë vëmendje",

Mirlinda përmbledhtas shpreh mendimin e përbashkët që kanë të rinjtë në grupin e tyre: "Pritshmërtië e mia si një e re në këtë vend janë që të kemi më shumë bashkëpunim dhe të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë.”

Pavarësisht barrierave ekzistuese qofshin ato etnike, gjuhësore apo fetare të rinjtë janë të gatshëm të punojnë së bashku, për një jetë më të mirë në Ballkanin Perëndimor.

Portret në sfond të bardhë: Vjosa Çerkini me flokë të gjata të zeza dhe një xhaketë me kuadrata të vegjël.
Vjosa Çerkini reportere, autore nga Evropa Juglindore