Rindërtohet qyteti irakian Naxhaf | Bota | DW | 18.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rindërtohet qyteti irakian Naxhaf

Ka muaj që nga Iraku njoftohen vetëm sulme me bomba dhe dhjetëra të vdekur. Megjithatë qeveria irakiane ka vendosur që disa qytete që u prekën rëndë nga lufta, të rindërtohen sërish. Një nga këto qytete është Naxhafi, ku gjatë vitit 2004 pati përleshje të ashpra mes ushtrisë amerikane dhe shiitëve radikalë.

Xhami në Naxhaf

Xhami në Naxhaf

Martin Crookston shikon i menduar hartën. Naxhafi në Irak, qyteti i shenjtë i shiitëve - qyteti, për të cilin ai duhet të krijojë tani një plan rindërtimi nga zyra e tij në Londër:

"Naxhafi ka një formë të veçantë, qendra historike e qytetit është një njollë e vogël në një cep majtas, më poshtë majtas ndodhen varrezat, ndoshta varrezat më të mëdha në botë. Kjo është qendra e fesë së shiitëve, së bashku me qendrën e qytetit dhe xhaminë Shia-Ali. Në lindje ndodhet buzë lumit të Eufratit, qyteza Kufah."

Në Naxhaf ndodhet varri i Ali Hoxhës, dhëndrit të Muhamedit. Ai e krijoi drejtimin fetar të shiitëve. Shumë shiitë dëshirojnë të varrosen në varrezat e qytetit, me shpresën se do të rizgjohen nga vetë Ali Hoxha. Por në prill të viti 2004 Naxhaf u shkatërrua pothuajse plotësisht nga luftërat mes amerikanëve dhe simpatizantëve të hoxhës shiit radikal Muktada al-Sadr.

Naxhaf duhet të rindërtohet, sepse jo vetëm lufta e fundit e ka dëmtuar këtë qytet. Ky qyteti ish lënë pasdore që në kohën e Sadam Hyseinit. Tani duhet gjetur një zgjidhje për problemet më akute, dhe Crookston është i sigurtë se do të zgjidhë disa nga to. Por ai është i shqetësuar mbi punëtorët e firmës ADEC, të cilët rrezikojnë jetën e tyre duke punuar në Irak:

"Këta njerëz shkuan sërish në Irak për të punuar apo për të ndihmuar në rindërtimin e vendit. Ata vënë në rrezik kështu jo vetëm të ardhurat e tyre financiare por shpesh edhe jetën. Por ata përpiqen të jetojnë një jetë normale, ndonëse çdo ditë shpërthen diku pranë një bombë. Por sa më shumë që kjo luftë të kthehet në një luftë civile, aq më pak ja vlen të ndihmosh."

  • Data 18.03.2006
  • Autor Aleksandër Bühler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMA
  • Data 18.03.2006
  • Autor Aleksandër Bühler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMA
Reklamë