1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjithnjë e më shumë incidente kundër hebrenjve në Berlin

30 Nëntor 2024

Fyerje, kërcënime, mbishkrime dhe slogane në demonstrata kundër hebrenjve - këto janë bërë përditshmëri në disa protesta për shkak të luftës në Gazë. Në Berlin janë shtuar indicentet.

https://p.dw.com/p/4nYyS
Gjermani | Protesta kundër antisemitizmit në Berlin, marshim i protestuesve në rrugët e Berlinit me pankarta në duar
Protestat kundër antisemitizmit në BerlinFotografi: Markus Schreiber/AP Photo/picture alliance

Gjatë prezantimit të shifrave të reja, "Qendra e Kërkimeve dhe Informacionit përAntisemitizmin Berlin" (RIAS) flet për një "përmasë të re" të antisemitizmit. Prandaj, nga fillimi i vitit deri në fund të qershorit, ajo dokumentoi gjithsej 1,383 incidente në kryeqytetin gjerman që u klasifikuan si antisemitiste. Kjo është më shumë se në të gjithë vitin 2023. Gjysma e tyre, rreth 715, ishin incidente online: fyerje, kërcënime dhe fyerje në internet.

Deri më tani, RIAS Berlin ka paraqitur shifrat për të gjithë vitin paraardhës vetëm një herë, në muajt e parë të vitit. Tani thuhet se trendi nëGjermani nuk është më si përjashtim.

"Përjashtimi i përkohshëm i paprecedentë tani duket se po bëhet si diçka që po përsëritet rregullisht," thotë Julia Knopp, menaxhere e projektit në RIAS Berlin. Nuk ka shenja të rënies. Të gjithë folësit u bënë thirrje aktorëve politikë dhe shoqërisë civile që të bëjnë më shumë për të luftuar antisemitizmin. Komunitetihebre nuk duhet të lihet vetëm.

Berlini dhe frika nga lufa në Lindjen e Mesme - tabelë me mbishkrimin për lirimin e pengjeve tëmarrë nga Hamasi - "Sillini ata në shtëpi" -
Berlini dhe lufta në Lindjen e MesmeFotografi: RBB

Dhuna ndaj të rinjve hebrenj

Kjo nënvizohet nga një përshkrim nga një sinagogë e Berlinit. Praktikisht çdo anëtar i komunitetit mund të përshkruajë përvoja personale si fyerje apo sulme. Dy raste të dhunës ekstreme në Berlin-Mitte tërhoqën vëmendjen e mediave dhe përshkruhen në raport. Në një mbrëmje shkurti, një student hebre u godit disa herë në fytyrë nga një koleg dhe u godit me shqelma pasi u rrëzua në tokë. Në maj, një burrë hebre ukrainas u shty në tokë dhe u godit me një skuter elektronik. Të dy duhej të operoheshin në spital, në rastin e parë, ishte i nevojshëm një qëndrim më i gjatë në spital.

Sulm ndaj një ukrainasi: "Askush nuk ndërhyri”

I riu ukrainas, i cili u plagos në maj gjatë rrugës për në sinagogën pranë stacionit të trenit Gesundbrunnen mes thirrjeve "Palestina e lirë", ishte larguar nga atdheu i tij e erdhi në Berlin për t'i shpëtuar agresionit rus. Ai tashmë lufton me çrregullimin e stresit post-traumatik.

Sipas Anna Chernyak Segal, drejtoreshë menaxhuese e komunitetit hebre neo-ortodoks Kahal Adass Yisroel, sulmi në Berlin e la atë me një "traumë shumë të rëndë psikologjike që i duhet të luftojë edhe sot e kësaj dite".

Është pikërisht ky rast që e shqetëson Segalin: "Krimi ndodhi në mes të ditës, në mes të rrugës, përballë një dyqani. Kishte njerëz që rrinin përreth. Kalimtarët regjistruan ngjarjen me celularë. Por askush nuk ndërhyri". Ngjarjen askush nuk e raportoi në polici si dëshmitar i krimit. "Është vërtet një mister për mua”.

Herë pas here, pas prezantimit të studimeve të tilla, ka diskutime në nivel ekspertësh se kur mbishkrimet kritike ose sulmet duhet të konsiderohen "anti-semitiste". Një llogari personale nga Segal tregon se si simbolet e diskutueshme ndikojnë te hebrenjtë.

Demonstrata antiizraelite -  «Stop gjenocidit në Gaza»
Demonstratat pro palestieneze Fotografi: Annette Riedl/dpa/picture alliance

Nëna e disa fëmijëve shkoi në pishinë me fëmijët e saj në një ditë të nxehtë vere. Por e vetmja mënyrë për të hyrë në zonën e pishinës ishte të kalonte një trekëndësh të madh të kuq që tregonte poshtë. Kjo e shënon Hamasin, i cili kreu sulmin terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, si armiq apo objektiva. Edhe fëmijët e dinin këtë kuptim - ka trekëndësha të kuq të panumërt si ky në Berlin.

Përfaqësuesi i komunitetit hebre në Berlin, Sigmount Königsberg, paralajmëron se në fund të fundit asnjë event hebraik nuk është i mundur më në kryeqytetin gjerman pa mbrojtjen e policisë ose kompanitë e sigurisë. Kjo vlen për një shfaqje teatri kukullash për fëmijë, si dhe për një ngjarje sportive ose një festival publik të komunitetit. Urrejtja militante ndaj hebrenjve është "bërë e vërtetë".

Antisemitizmi në shkolla

RIAS Berlin regjistroi edhe 27 incidente antisemitiste në shkolla. Ato janë të përhapura në nëntë nga dymbëdhjetë rrethet e Berlinit. Fëmijët rriheshin, pështyheshin ose ofendoheshin. Königsberg flet për një ndryshim të gjendjes në shoqëri. Si dëshmi, ai tregon një ndryshim në frekuentimin e shkollës. Vetëm pak vite më parë, rreth dy të tretat e fëmijëve ndiqnin një nga shkollat ​​e mesme hebraike të qytetit për kuriozitet apo interes.

Berlin - Fridays for Israel - protestat pro izraelite - studentë në Universitetin e Lirë të Berlinit mbajnë flamurin izraelit
Protestat proizraelite "Friday for Israel"Fotografi: Caro/Trappe/picture alliance

Vetëm një e treta tha se nuk ndiheshin rehat ose ishin të frikësuar në një shkollë tjetër publike. "Marrëdhënia tani është kthyer në të kundërtën," thotë ai. Ka nevojë për një hapësirë ​​të mbrojtur që nuk ekziston më në shkollat ​​publike.

Pothuajse dhjetë ditë më parë, shefja e policisë së Berlinit, Barbara Slowik u bëri thirrje hebrenjve dhe homoseksualëve që të jenë të kujdesshëm në disa rrethe. Bëhet fjalë për vende të dominuara nga arabët, tha ajo. Ajo mori shumë kritika për këtë. "Ne e dinim këtë për një kohë të gjatë. Ne ishim të lumtur që dikush e konfirmoi dhe e pranoi," thotë Chernyak Segal nga komuniteti hebre Kahal Adass Yisroel.

Shoqata Federale RIAS nuk do të paraqesë shifrat gjithëgjermane për vitin 2024 deri në vitin 2025. Askund tjetër në Gjermani nuk ka aq shumë komunitete dhe institucione hebreje sa në Berlin. Prandaj zhvillimi në kryeqytet nuk është ndryshe, por më i dukshëm se në pjesët e tjera të Gjermanisë.

 

Strack Christoph Kommentarbild App
Christoph Strack Gazetar, autor dhe korrespondent i lartë që shkruan për çështjet fetare.@Strack_C