Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Shqipëri nuk do të dalin as sot | Politika | DW | 05.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Shqipëri nuk do të dalin as sot

Ende nuk ka një rezultat zyrtar të përfundimit të zgjedhjeve në Shqipëri, pasi procesi i numërimit të votave vazhdon ende, edhe pas kalimit të afatit të caktuar për numërimin e tyre. Disa komisionerë kanë braktisur punën në komisionet zgjedhore, ndërkohë që të dyja partitë kryesore vazhdojnë të deklarojnë fitoren e tyre në këto zgjedhje Vonesat në nxjerrjen e rezultateve rrezikojnë ngritjen e tensionit politik në Shqipëri

Pamje nga mitingjet elektorale në Shqipëri

Pamje nga mitingjet elektorale në Shqipëri

Komisoni qendror i zgjedhjeve shprehet se as sot nuk do arrihet të dalë rezultatti finakl i zgjedhjeve të 3. Korrikut. Kjo është shkelje e kodi elektoral. Vazhdon ende numërimi i votave në disa zona. Vonesat në nxjerrjen e rezultateve rrezikojnë ngritjen e tensionit politik në Shqiperi.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi lidhur me tejzgjatjen e numërimit të votave, shprehet se çdo orë që kalon ul kredibilitetin e procesit zgjedhor. Aktualisht procesi i numërimit të votave po shoqërohet nga tensionet mes komisionerëve. Ka komisionerë të cilat kanë braksisur punën e numërimit. Krytari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bën thirrje që partitë të ushtrojnë presion në mënyrë që komisionerët të vazhdojnë me përgjegjësi punën e tyre në komisionet zgjedhore. Ndërkohë po dënohet fakti që disa kandidatë për deputetë që ushtrojnë presion në komisione. Një arsye tjetër e mosmarrëveshjeve në komisionet zgjedhore është edhe mungesa e besimit të ndërsjellë mes komisionerëve.
Celibashi vë në dukje se të dyja palët partiake janë duke luajtur me ligjin. Por për këtë theksoi ai, do të ketë përgjegjësi penale. Sot paradite Partia Demokratike ka deklaruar edhe njëherë fitoren në zgjedhje. Nenkryetarja e saj, Jozefina Topalli është shprehur se PD-ja ka fituar në mazhoritar, 60 vende në parlamentin e ri, gjë që sipas saj hap rrugën për mazhorancë në parlamentin e ri. Ndërsa Partia Socialiste përmes Sekretarit të saj të përgjithshëm, Gramoz Ruçi, bën fjalë për fitoren e 55 vendeve në parlament. Ndërsa në proporcional kryeson partia republikane me 22.1% të votave.

  • Data 05.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtw
  • Data 05.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtw