Rezoluta mund të ndryshojë | Ballkani | DW | 23.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rezoluta mund të ndryshojë

Rezoluta e re për Kosovën e paraqitur në KS-it nga SHBA-së e cila parasheh pavarësi të mbikqyrur për Kosovën ka mundësi të pësojë disa ndryshime

Qytetarë të Kosovës duke u lutur

Qytetarë të Kosovës duke u lutur

Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme britanike, Mark Lajël Grant, kërkoi nga qytetarët e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre politik që të kenë edhe pak durim deri në miratimin e rezolutës së re për Kosovën në KS-it. Ai tha se vendimet e shpejta në çështjen e statusit të Kosovës mund të jenë të gabuara. Megjithatë, ai shfaqi bindjen se rezoluta e re e cila përcakton të ardhmën e Kosovës do të miratohet brenda pak javësh mirëpo, nuk dha ndonjë afat kohor. Këto komente, drejtoi politik në ministrinë e jashtme britanike, Mark Lajël Grant, i bëri gjatë një vizite që po realizon në Kosovë dhe takimeve që pati me udhëheqësit politik shqiptar dhe serb.


Ne tash për tash, nuk shofim alteranativa tjera, duam që të miratohet rezoluta në KS-it, por është e qartë se do të ketë negociata ndërmjet anëtarëve të KS-it. Nuk dua të them tash, se cfarë ndryshimesh do të bëhen në rezolutën për Kosovën, sepse ajo vazhdon të jetë në tavolinë dhe po negociohet. Ky është një proces negociator dhe ne po këkojmë një rezultat që do të sjellë qartësi për të ardhmën e Kosovës dhe në të njejtën kohë të jetë një rezultat që do të përkrahet nga të gjithë, thotë Lajël Grant.
"Nuk ka afate kohore, këtë e kam thënë edhe më pare sepse e rëndësishme është që të ketë rezultat të duhur sesa një rezultat të shpejtë," thotë Lajël Grant.

Udhëheqësit politik shqiptar të Kosovës vazhdojnë të besojnë në aletët e Kosovës, ndërsa, shprehen se poashtu besojnë se do të ketë një koncensus për rezolutën, në mënyrë që kosovarët të mos kenë nevojë të veprojnë në mënyrë të njëanshme për ta shpallur pavarësinë. Presideniti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.


Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme britanike Mark Lajël Grant, u ka thënë serbëve të Kosovës se Këshilli i Sigurimit, me siguri në ditët e ardhshme do të miratojë rezolutën e re e cila shpie në pavarësinë e Kosovës. Diploamti britanik, thuhet tu ketë thënë serbëve se plani i Ahtisarit ofron mundësi të mëdha për serbët, posaçërisht në fushën e decentralizimit dhe mbrojtjes së bashkësisë serbe në Kosovë. përfaqësuesit e serbëve ndërkaq, kanë shprehur dyshimin në garancat që ofron bashkësia ndërkombëtare për serbët në Kosovë, duke thënë se për ta çfarëdo forme e pavarësisë është e papranueshme.

  • Data 23.05.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVB
  • Data 23.05.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVB
Reklamë