1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Respektimi i të drejtave të pakicave thelbësor në bisedime

Bekim Shehu31 Tetor 2006

I ngarkuari i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës Stefan Lehne, u tha në Prishtinë udhëheqësve politik kosovarë që të vazhdonjë të punojnë ngusht me zotin Ahtisari sidomos në çështjen e respektimit të të drejtave të pakicave

https://p.dw.com/p/ArbV
Fshati Novo Bërdo, Kosovë
Fshati Novo Bërdo, KosovëFotografi: AP


I ngarkuari i BE-së në bisedimet për statusin e Kosovës Stefan Lehne, tha në Prishtinë se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës, ka hyrë në fazën përmbyllëse. Sipas tij, të gjithë në bashësinë ndërkombëtare e kanë kuptuar se situata e tanishme
është e paqëndrueshme dhe procesi i statusit i udhëhequr nga ndërmjetësi ndërkombëtar Marti Ahtisari, duhet përmbyllur sa më shpejt. Këto komenete, i ngarkuari i BE-së në bisedimet për statusin Stean Lehne, i bëri në Prishtinë pas një
takimi që zhvilloi me udhëheqësin e grupit negociator të Kosovës, Presidentin Fatmir Sejdiu.

Unë inkurajova udhëheqësit kosovarë që të vazhdonjë të punojnë ngushtë me zotin Ahtisari sidomos në çështjen e respektimit të të drejtave të pakicave, sepse kjo çështje është një element thelbësor në bisedimet dhe përcaktimin e statusit final dhe më këtë poashtu do të tregohet nëse Kosova është e aftë të jetë një vend shumetnik, tha Stefan Lehne. Ai tha se, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës duhet të vazhdojnë me implementimin e standardeve dhe forcat politike në Kosovë duhet të jenë unike.

Stefa Lehne, nuk ishtë në gjende të thotë se kur ndërmjetësi Marti Ahtisari do ta ketë gati propozimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës, për faktin që zoti Ahtisari akoma është duke diskutuar për këtë çështje me mekanizmat ndërkombëtarë të vendimarrjes. Autoritet ndërkombëtare ndërkaq, u kanë kërkuar anëtarëve të grupit negociator të Kosovës, që të udhëtojnë nëpër rajone të ndryshme të Kosovës të bisedojnë me qytetar dhe tu shpjegojnë atyre nga afër rrjedhat e procesit të zgjidhjes së statusit.

Në këtë linjë, sot grupi negociator i Kosovës po qëndron në Mitrovicë, në qytetin që njihet për problemet e vazhdueshme që e përcjellin, sidomos ndarja etnike e qytetit. Në procesin e decentralizimit është propozuar që qyteti i Mitrovicës të përbëhet nga dy njësi komunale, një shqiptare dhe një serbe dhe të ketë një bord administrativ të përbashkët. Kjo ide është hedhur poshtë nga pala serbe në negociata. Ata kërkojnë që pjesa veriore e Mitrovicës të bashkohet më komunën e Zvecanit në Kosovën veriore. Mirëpo, kjo kërkesë vazhdon të hedhet poshtë në mënyrë kategorike nga
pala shqiptare, e cila është e bindur se qyteti i Mitrovicës duhet ta ruaj tërësinë e vet më një përbërje shumëtnike.