Replikat Shrëder Merkel në Bundestag | Gjermania | DW | 07.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Replikat Shrëder Merkel në Bundestag

Eshtë luftë elektorale në Gjermani dhe kjo është një periudhë e veçantë në arenën politike. Kuptohet që një gjë e tillë pasqyrohet edhe në Bundestag

Nga seanca plenare më 7.09.´05

Nga seanca plenare më 7.09.´05

Lufta elektorale nuk është aktivitet harmonie. Ndaj askush nuk mund të presë që një fjalim në Bundestagun gjerman të përfshijë argumenta përmbajtësore në një kohë që ka mbetur vetëm një javë e gjysmë deri në ditën e votimeve. Jo, oda e lartë u shndërrua në një arenë të luftës elektorale me kontribute plot angazhim, me temperament dhe hera herës të pasura me polemika. Kjo nisi me kancelarin Gerhard Shrëder, që nuk dha deklaratë qeveritare, siç parashikohej në rendin e ditës, por me fjalë të fuqishme ai censuroi programin e opozitës kristjandemokrate.

Sfidantja e tij Angela Merkel nuk mbeti pas. Ajo theksoi me forcë dështimin e koalicionit të socialdmeokratëve dhe ekologjistëve, i kujtoi kancelarit premtimet që ai nuk mundi t´i mbajë dhe premtoi, se ndryshe nga qeveria aktuale administra e saj do t´i vlerësojë me seriozitet shqetësimet e njerëzve. Ajo morri mbështjetjen e partnerit të mundshëm të koaliconit, nga kryetari i partisë liberale, Gido Vestervelle dhe kryetari i partisë bavareze kristjansociale, Edmund Shtojber.

Nga ana tjetër në betejë u hodh edhe stari i partisë së gjelbër, ministri i jashtëm, Jozef Fisher. Ndonëse raporti me kancelarin
është disi i turbullt për vendimin e mëvetsishëm të këtij të fundit për zgjedhje të parakohshme, edhe Fisher përdori një gjuhë të mprehtë, duke e akuzuar Merkelin si zemërgur, me orinetimin për kthim prapa dhe se ndjek një politikë kundër interesave të njerëzve. Madje ai sheh në rrezik sigurinë e Evropës dhe të të gjithë Perëndimit, në rast se Angela Merkel do t´ia dalë mbanë me refuzimin e saj për antarësimin e Turqisë në BE.

Këto të gjitha ishin argumenta me tone të forta polemike, por që janë prezantuar edhe më parë. Duke i qëndruar besnik parimit bazë të reklamës, që një mesazh depërton nëse e përsërit atë shumë herë, edhe aktorët në Bundestag nuk sollën asgjë të re, por kryesisht ato që diheshin. Edhe pse koalicioni e pranon, që në shtatë vitet e qeverisjes nuk ka arritur gjithçka, thekson nga ana tjetër, se reformat e ndërmarra, pa ndihmën e opozitës, po fillojnë të japin efekt. Opozita kërkon kthesën rrënjësore të politikës, për të luftuar më mirë papunësinë dhe për të mundësuar reformimin e sistemeve të sigurimit social.

Duke u nisur nga sondazhet elektorati në Gjermani është i ndarë: Një shumicë me diferencë të vogël dëshiron të votojë për kristjandemokratët/kristjansocialët dhe liberalët për të hapur rrugën për reforma të mëtejshme. Ndërsa shumë më pak janë ata që i varin shpresat tek vazhdimi i koalicionit socialdemokrat/ekologjistë. Ndërsa vazhdon të ketë një mbështeje me 10% grupimi i ri i sapokrijuar prej radhët e partisë socialiste të majtë, partia e socializmit demokratik PDS dhe disidentëve nga radhët e socialdemokratëve, e emërtuar si "E majta". Ky grup të anketuarish nuk i pranon as reformat e koalicionit dhe as programin e opozitës. Polemika këtej, e argumenta andej, por zgjedhësve u ka mbetur vetëm një javë e gjysmë kohë për të vendosur. Dhe vota e tyre do të vlejë të paktën për katër vitet e ardhëshme.

  • Data 07.09.2005
  • Autor Komenti nga Volrter fon Tiezenhauzen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2q
  • Data 07.09.2005
  • Autor Komenti nga Volrter fon Tiezenhauzen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2q