Replika të ashpra | FOKUS | DW | 06.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Replika të ashpra

Mbrojtësit në procesin e Sadam Huseinit ikin nga salla e gjyqit dhe kthehen përsëri

Procesi i Sadam Huseinit

Procesi i Sadam Huseinit

Me replika të ashpra ndërmjet gjykatësit drejtues dhe avokatëve mbrojtës vazhdoi pas një jave ndërprerjeje procesi kundër ish presidentit irakian Sadam Husein dhe shtatë të akuzuarve të tjerë. Avokatët, në rradhë të parë ministri i dikurshëm i drejtësisë së SHBA Ramsey Clark, dyshojnë për legjitimitetin e procesit dhe kërkuan më shumë mbrojtje për avokatët. Në procesin, që ka nisur me 19 tetor, është fjala për masakrën në fshatin shiit Bedxhel në vitin 1982 pas dështimit të atentatit kundër Sadamit.

Me një goditje në tryezë nisi dita e tretë e procesit kundër Sadam Huseinit. As një gjysëm ore nuk kishte kaluar, kur ekipi i mbrojtësve në shenjë proteste u largua nga salla e gjyqit, dhe gjykatësi kryesor Rizkar Amin urdhëroi ndërprerjen e seancës. Shkaku ishte se mbrojtësit e Sadam Huseinit dhe të shtatë të akuzuarve të tjerë donin të prezantonin, se përse e konsiderojnë ilegjitim të gjithë tribunalin. Ramsey Clark, ish minister i drejtësisë dhe këshilltar në ekipin e Sadamit, argumentoi kështu para shtypit:
"Gjyqi nuk ka të drejtë që të vazhdojë procesin, përderisa nuk është e qartë në se punohet mbi baza legale. Nga ana tjetër tribunali nuk ka të drejtë të arrestojë askënd, ta marrë në pyetje, apo ta ndalojë."
Dyshimet për legjitimitetin e gjykatës vijnë nga fakti, se ai është instaluar nën të drejtën e pushtuesve amerikanë, si pasojë e një lufte që binte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Në sallën e gjyqit Clark nuk mundi ta paraqesë këtë dokument. As dy minuta nuk iu lanë në dispozicion. Nga njëra anë sepse ai nuk flet arabisht, nga ana tjetër sepse gjykatësi kërkoi nga avokatet që t´i paraqesin me shkrim dyshimet e tyre, me qëllim që ai të mund të vazhdonte marrjen në pyetje të dëshmitareve. Kjo i bëri avokatët të largoheshin nga salla dhe gjykatësin kryesor të thërrasë një avokat të gjyqit.
Në këtë moment e ngriti zërin i akuzuari kryesor Sadam Husein.
Ish diktatori tha se i kanë imponuar një gjykatë, tani kjo gjykatë do t´i imponojë atij edhe mbrojtësit, të cilët në fakt janë shërbëtorë të gjykatës. Kështu është ligji i SHBA, thirri ai dhe pastaj në kor me të akuzuarit e tjerë:
"Rroftë Iraku, rroftë Sadami, rroftë demokracia!"
Atëherë gjykatësi kryesor e pa vetën të detyruar që ta ndërpresë procesin. Mbrojtja përpiqet më të gjitha mënyrat, që të shtyjë fillimin e vertetë të procesit. Dhe gjykata e ka siç duket të vështirë, që të përballojë dyshimet ndaj autoritetit të saj. Avokatët kanë edhe ankesa të tjera. Ata ankohen për mungesën e masave për mbrojtjen e tyre dhe të dëshmitareve. Që prej fillimit të procesit janë vrarë dy avokatë dhe nje i trete është plagosur. Të dielën dështoi një atentat ndaj gjykatesit të lartë të Irakut dhe për sot rebelët kishin planifikuar siç duket një sulm me raketa ndaj ndërtesës së gjyqit. Megjithatë u refuzuan të gjitha kërkesat për ta zhvendosur procesin jashtë shtetit.
Pastaj mbrojtja ankohet edhe se shumë vonë dhe shumë pak i është dhënë mundësi të shohë dosjet. Edhe kontakti me të akuzuarit ka qenë i mundur në mënyrë të kufizuar, tha Ramsey Clark:
"Sadami mbahet në izolim të plotë. Ai nuk ka mundësi të takojë asnjëri, as të afërm dhe as shokë. Dhe kur e kemi parë për herë të parë javën e kaluar, ishte kohë shumë e shkurtër. Pra ne shpresojmë, që tani të kemi për herë të parë rast, të flasim për pikat e akuzës, të gjithë çështjen se si do të shkojë më tej."
Fillimisht ishte planifikuar, që procesi të vazhdojë deri të enjten dhe ta shtyhej për dikur pas zgjedhjeve parlamentare të 15 dhjetorit. Në moment duket sikur strategjia e mbrojtjes po vertetohet e ajo është të vrasësh kohën.

  • Data 06.12.2005
  • Autor Jürgen Hannefeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhK
  • Data 06.12.2005
  • Autor Jürgen Hannefeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhK