Rekord vizitorësh dhe biznese miliardëshe | Gjermania | DW | 12.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rekord vizitorësh dhe biznese miliardëshe

Përfundon panairi më i madh i turizmit ITB

Me gjithsej 177 mijë vizitorë këtë vit panairi ndërkombëtar i turizmit u vizitua me shumë se kurrë më parë. Pas njëmijë specialistëve të këtij branshi vizitorë në tri ditët e para të panairit, në fundjavë erdhen rreth 70 mijë interesentë për turizmin në sallat e panairit. "Për vitin 2007 mund të bëjmë një bilanc të mrekullueshëm, sepse duhet të bëjmë të ditur rekorde të reja, jo vetëm tek ekspozuesit. Gjithsej ketu ishin 11 mijë ekspozues nga 184 vende. Edhe numri i vizitorëve është zmadhuar. Një temë shumë e rëndësishme ishte natyrisht vendi partner India, kjo ka terhequr shumë shumë vetë dhe është në fat shumë atraktive. Pra ne kemi sjellë shumë oferta në sallën me ngjyrosjen me këna deri në kercimet dhe koncertet dhe kemi vënë re se India është shumë e kërkuar dhe ky po bëhet trend."

Vendet, që frekuentohen shpesh, vazhdojnë të mbeten ata që kanë qenë.

"Vendet e Mesdheut janë shumë të preferuar. Spanja, Italia vazhdojnë të jenë në vendin e parë dhe sigurisht Gjermania edhe vete si vend turistik, kjo nuk do të ndryshojë, edhe atyre që janë rekordë në turizëm u pëlqen të rrinë edhe në shtepi."

Por edhe udhetimet e largeta për në Azi, Afrikë dhe Amerikë janë shumë të kerkuar për shkak të debatit aktual për mbrojtjen e klimës.
"Kemi gjetur, atë që kemi kërkuar. Jemi interesuar për Namibinë dhe kemi mundur të informohemi mirë, kemi folur me organizatorë të ndryshëm dhe na duket se jemi informuar mirë."

"Kemi kërkuar Amerikën, kjo për fat të keq ishte dikur në bodrum, por Gjermania ishte shumë e bukur."

Unë desha në fakt të merrja vesh diçka më shumë për Amerikën e Jugut dhe isha pak i zhgënjyer, sepse oferta koncentrohej më shumë tek Amerika Qëndrore, as Amerika e Veriut. Për kete më erdhi pak keq, por përndryshe m´u duk shumë interesante."
Një mësymje si nga vizitorët specialistë ashtu edhe nga të interesuarit perjetuan edhe ofruesit alternative si "Fair Travel" apo forumi "Anders Reisen", menegjerja Anete Patch thotë.
"Për ne shkoi shumë, shumë mirë, jemi shumë të kenaqur me panairin nderkombetar të turizmit. Mendoj, se turizmi do të vazhdojë të mbetet temë. Vijnë gjithnjë e më shumë informacione te reja në temën transformimi i klimës dhe ne në turizëm jemi të detyruar të mbajmë në rregull ambjentin, sepse shkojmë atje në një ambjent, që është ende në rregull dhe besoj se kjo është një temë."
Astrid Ehring nga panairi nderkombetar i turizmit theksoi rëndësinë, që ka bursa e turizmit për debatin për mbrojtjen e klimës.
"Panairi nderkombetar i turizmit është platformë për degën e turizmit dhe keshtu ketu ka ndodhur pikërisht ajo që ne dësherojmë, pra që tema të diskutohej gjeresisht dhe ketu vizitoret kanë patur mundesinë, për t´u informuar ku do të jenë kerkesat për vitet e ardhshme. Duhet parë se si do të jetë zhvillimi në të ardhmen, këtu janë dhënë impulset. Dhe se cfarë ofrojnë prezentuesit dhe cfarë kerkojnë klientet kete nuk mund ta themi akoma sot."

  • Data 12.03.2007
  • Autor Astrid Ehring
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxM
  • Data 12.03.2007
  • Autor Astrid Ehring
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxM