Rekord papunësie në Gjermani | Gjermania | DW | 02.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rekord papunësie në Gjermani

Për herë të parë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore numri i të papunëve të Gjermani i kaloi të 5 milionët. Sipas të dhënave të Agjencisë federale për punën në janar numri i të papunëve në Gjermani kapi shifrën e 5 milionë e 37.000 vetëve. Kuota e papunësisë në Gjermani është pra tani 12,1 %.

Pamje e zakonshme përpara zyrave të punës në Gjermani

Pamje e zakonshme përpara zyrave të punës në Gjermani

Ministri gjerman i Ekonomisë, Wolfgang Clement, i quajti tmerruese dhe dramatike të dhënat e fundit të Agjencisë federale për Punën. Njëkohësisht ai bëri thirrje që gjithkush që është përgjegjës dhe ndjen përgjegjësi të mos bierë në gjendje shoku dhe të mos kalojë në histeri duke bërë krahasime historike absurde.

"Këto shifra tregojnë realitetin në Gjermani të cilin ne nuk kemi mundur ta ndryshojmë rrënjësisht prej vitesh. Për mua këto shifra përbëjnë edhe pesë milione shkaqe për ta reformuar tregun e punës." - tha Clement.

Ministri Clement tha se qeveria gjermane nuk ka ndër mend që ta ndryshojë në asnjë mënyrë kursin e saj. Por vetëm reformat e qeverisë nuk mund të sjellin ndryshim në tregun e punës. Tepër të nevojshme janë hapat e përbashkët të politikës dhe të ekonomisë për krijimin e pakteve për zbatimin e reformave.

Ministri gjerman i Ekonomise tha se prej Agjencisë federale për punën pret që të ndërmjetësojë më mirë për ndërmjetësimin e të papunëve në tregun e punës. Përvoja e vendeve të tjera tregon se prej veprimtarisë së organeve të tilla është arritur që papunësia të ulej deri në 15%. Ai kërkoi në radhë të parë krijimin e vendeve të punës për të rinjtë.

Opozita ua hodhi fajin për shtimin e numrit të të papunëve në vend partive në pushtet. Sekretari i përgjithshëm e CDU-së, Volker Kauder, e quajti 2 shkurtin 2005, një ditë të zezë për Gjermaninë:

"Tepër dëshpërues është fakti që kancelari dhe ministri i tij i zbukurojnë shifrat dhe nuk i marrin seriozisht shqetësimet e njerëzve. Politika e kësaj qeverie dhe e këtij kancelari po e ndan shoqërinë në njerëz me shance dhe njerëz me gjithnjë e më pak shance."

Kauder e akuzoi qeverinë gjermane se nuk po bën asgjë për të luftuar papunësinë në Gjermani dhe sulmoi edhe kancelarin Schrëder, i cili sipas tij nuk ka pse qëndron më në këtë post, kur nuk ofron asnjë perspektivë për të luftuar problemin më të madh të vendit, papunësinë. Partia demokristiane gjermane CDU ka ndër mend të fillojë një fushatë njëjavore nën moton "Të përveshim mëngët në vend që të presim, zoti Schrëder", ku do të prezantojë 50 ide për hapjen e vendeve të punës në Gjermani.

Kritika të ashpra u dëgjuan edhe nga radhët e liberalëve në parlamentin gjerman. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Rainer Brüderle, e quajti ministrin Clement "Master of Disaster" të mizerjes të politikës së tregut të punës në Gjermani.

Kritikave në fjalë iu kundërvu kryetari i Federatës së Sindikatave Gjermane, Michael Sommer, i cili u shpreh se përgjegjësinë për gjendjen e mjerueshme në tregun e punës e ka ekonomia, e cila ka shënuar sërish fitime rekord. Krahasuar me këto fitime shtimi i numrit të të papunëve dhe kërkesat për shkurtime të tjera në rrjetin e përkujdesjes sociale janë të padurueshme.

  • Data 02.02.2005
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4m
  • Data 02.02.2005
  • Autor Sabine Kinkartz
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar4m