Rehn: Predisponimi i politikës serbe për ″epidemi″ të tilla - rrezik për integrimin e Ballkanit në Evropë | Politika | DW | 08.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Rehn: Predisponimi i politikës serbe për "epidemi" të tilla - rrezik për integrimin e Ballkanit në Evropë

Reagime të shqetësuara nga Brukseli për zgjedhjen e ultra-nacionalistit Tomislav Nikoliq në postin e presidentit të parlamentit serb

Parlamenti i Serbisë

Parlamenti i Serbisë

"Ky nuk është as lajm i mirë dhe as hap i mirë", - tha zëdhënësja e të ngarkuarit të BE-së për politikën e jashtme Javier Solana, Cristina Gallach. 'Zgjedhja e tij nuk i përgjigjet dëshirës së shumicës së serbëve, e cila votoi pro forcave pro-evropiane."

Në lidhje me zgjedhjen e ultra-nacionalistit Tomislav Nikoliq në postin e presidentit të parlamentit serb, Christina Nagy, zëdhënëse e komisarit të BE-së për zgjerimin Olli Rehn deklaroi në emrin e tij:

"Rehn tha se Serbia po kalon këto ditë një gjendje të vështirë duke u përballur me situatën politike dhe se Komisioni i BE-së, po i ndjek me shumë vëmendje këto zhvillime. Megjithë sinjalet dhe reagimet e ndryshme që dolën dje prej parlamentit serb, sipas mendimit të tij partitë e orientuara drejt reformave duhet të vazhdojnë të marrin në konsideratë dëshirën e votuesve për një të ardhme evropiane dhe të veprojnë në përgjigje të saj. Serbia gjendet përpara një momenti të rëndësishëm, sepse deri në krijimin e qeverisë së re kanë mbetur vetëm disa ditë. Rehn është i shqetësuar për paaftësinë e forcave të orientuara drejt reformave dhe partive pro-evropiane që fituan zgjedhjet në janar për të formuar një qeveri. Rehn theksoi se shumica e votuesve serbë i dhanë votat e tyre për reformat dhe të ardhmen në BE."

Rehn tërhoqi vëmendjen se predisponimi i politikës serbe për "epidemi" të tilla përbën një rrezik për integrimin e Ballkanit në Evropë. Ai theksoi gjithashtu se shpreson, që zgjedhja e Nikolicit në këtë post nuk do të thotë edhe një aleancë me Partinë Demokratike të Serbisë (DSS), të kryeministrit Vojisllav Koshtunica, parti kjo me orientim nacionalist të moderuar.

Martin Brusis, ekspert pranë Qendrës për Studime Politike të Universitetit të Mynihut, tha në një intervistë për radion Deutsche Welle: "Perëndimi do të ndjekë me kujdes zhvillimet e mëtejshme në Serbi. Nga këndvështrimi simbolik zgjedhja e Nikolicit ne një funksion të tillë të rëndësishëm është një sinjal tejet negativ. Nga ana tjetër, është fakt që Partia Radikale Serbe doli fituese në zgjedhjet në Serbi dhe është faktor politik atje, dhe këtë duhet ta pranojmë. Unë mendoj se politikanët gjermanë dhe ata evropianë do t'i mënjanojnë kontaktet me Nikoliqin, sepse sipas atyre që dimë Nikolici vetë nuk ka qenë i përzier në krime lufte, por ai është nënkryetari i parë i një partie që ndjek synime të tilla si shpërbërja e Bosnies apo aneksimin e Republikes Srpska."

Nikoliq është zëvendëskryetari i Partisë Radikale Serbe, shefi i së cilës Vojislav Seselj gjendet në Gjykatën e Hagës.

  • Data 08.05.2007
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmG
  • Data 08.05.2007
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqmG