Rehn i përmbajtur në lidhje me ecurinë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri | Ballkani | DW | 29.06.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rehn i përmbajtur në lidhje me ecurinë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Udhëheqja politike e Shqipërisë duhet të punojë më me forcë përtej kufijve partiakë që në të ardhmen të organizohen zgjedhje, që përmbushin në tërësi standardet ndërkombëtare

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Olli Rehn

Rehn: Në të ardhmen duhet të organizohen zgjedhje, të cilat gëzojnë besimin e plotë të zgjedhësve

Pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri nuk vonuan edhe reagimet e para nga bashkësia ndërkombëtare.

Komisioneri për zgjerim i BE-së, Olli Rehn, u shpreh i përmbajtur në lidhje me ecurinë e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. "Zgjedhjet nënvizojnë qartë nevojën që udhëheqja politike e Shqipërisë duhet të punojë më me forcë përtej kufijve partiakë që në të ardhmen të organizohen zgjedhje, të cilat do të përmbushin në tërësi standardet ndërkombëtare dhe të gëzojnë besimin e plotë të zgjedhësve shqiptarë", thuhet ndër të tjera në deklaratën e Olli Rehn.


Kurse sipas ekipit vëzhgues i OSBE-ODHIR-it , i cili prezantoi në Tiranë raportin e parë paraprak për zhvillimin e zgjedhjeve të ditës së dielë, zgjedhjet e 28 qershorit ishin në përgjithësi të qeta dhe të rregullta. Por ekipi vëzhgues i OSBE-ODHIR-it evidentoi dhe një sërë parregullsish. Në emër të të gjithë vëzhguesëve të OSBE-ODHIR-it nga rreth 450 vëzhgues të huaj të cilët kanë qenë në terren gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme, Wolfgang Großruck që ishte edhe në rolin e zëvendëspresidentit të Asamblesë Parlamentare, i konsideroi zgjedhjet e ditës së dielë si një hap pozitiv. Si elementë me probleme gjatë procesit të votimit ai përmendi mungesën e bojës së sigurisë, votimin familjar apo hapja me vonesë e disa qendrave votimi. Megjithatë Großruck i përshëndeti zgjedhjet dhe vuri në dukje se votimet e ditës së dielë në përgjithësi kishin qenë pozitive.

Drejtuesja e vëzhguesve afatgjatë të OSBE ODIHR-it, ambasadorja Audri Glover, theksoi se kodi i ri elektoral i miratuar me konsensusin e të dyja partive kryesore, PD e PS, kishte sjellë një sërë përmirësimesh e garancish të rëndësishme, veçanërisht përsa i përket regjistrimit dhe identifikimit të zgjedhësve. Gjithësesi sipas saj ishte për të ardhur keq që "niveli i lartë i mosbesimit mes palëve, përdorimi i aktiviteteve zyrtare për qëllime fushate dhe akuzat për presion mbi zgjedhësit nuk rritën besimin e publikut në procesin zgjedhor".

Autor: Esat Ahmeti
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 29.06.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Idf1
  • Data 29.06.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Idf1
Reklamë