Rehn: E rëndësishme është të mos ketë trazira në Kosovë | Evropa | DW | 09.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rehn: E rëndësishme është të mos ketë trazira në Kosovë

Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oli Rehn, nënvizoi të mërkurën në Berlin, se ruajtja e qetësisë në Kosovë është vendimtare, pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Finlandezi Rehn u takua në mbrëmje me ministrin gjerman të punëve të jashtme Joshka Fisher. Tema qendrore e bisedes krahas zhvillemeve te fundit ne Turqi, ishte Kroacia.

Komisioneri i BE-se per zgjerimin Olli Réhn

Komisioneri i BE-se per zgjerimin Olli Réhn

Mosdërgimi në Hagë i gjeneralit Gotovina do të jetë shkaku, që Kroacia të mos fillojë negociatat për antarësim në Bashkimin Evropian. Mbas një takimi që pati të mërkurën në Berlin me komisionerin e zgjerimit të BE-së Oli Rehn, ministri gjerman i punëve të jashtme apeloi tek qeveria kroate, që të kryejë sa më shpejt detyrimet ndaj Hatës. Më 17 mars do të vendoset, në se do të fillohen negociatat përfundimtare të pranimit. Fisheri tha se të gjitha palët janë të interesuara për fillimin e negociatave dhe la të nënkuptohej që në kushtin e bashkëpunimit me Hagën nuk ka lëshime.

Oli Rehn më parë kishte pasur një bisedë me gazetarët lidhur me gjendjen në të cilën ndodhen negociatat me vendet që pretendojn t}i bashkangjiten Bashkimit Evropian. I pyetur nga Dojçe Velja për gjendjen në Kosovë mbas dorëheqjes së Haradinajt, Rehn tha:

" Kam besim se mbështetësit e kryeminsitrit Haradinaj do ta marrin seriozisht kërkesën e tij për të qendruar të qetë mbas akuzës së ardhur nga Tribunali i Hagës ditën e hënë, dhe se ata do ta kuptojnë që çdo çregullsi politike veçse do të dëmtonte të ardhmen e kosovarëve."

Sa i përket Shqipërisë, komisioneri Rehn u shpreh i pakënaqur me ecurinë e negociatave:

"Negociatat me Shqipërinë nuk kanë ecur ashtu siç do të donim ne deri tani, pasi procesi i reformave në Shqipëri ka mbetur në vend. Prova e ardhshme do të konsistojë në pyetjen: A do të jetë Shqipëria në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të drejta sipas standardeve evropiane?"

Rehn nuk e përjashtoi mundësinë që në rastin më të mirë Maqedonia të fitojë statusin e kandidatit brenda vitit. Krahas Bullgarisë dhe Rumanisë, që pritet të hyjnë në Bashkimin Evropian qysh në vitin 2007, si kandidate të ardhshme konsiderohen Kroacia, Turqia dhe Qiproja e Veriut. Gjithmonë e më shumë po përmendet emri i Ukrainës. Rehn nuk pranoi të prononcohej, në se Ukraina do të hyjë në BE para Ballkanit Perëndimor apo Turisë.

  • Data 09.03.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArF1
  • Data 09.03.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArF1