Refuzim i ribashkimit apo një parakusht i domosdoshëm? Më 5 maj 1955 iu dha fund statutit të pushtimit të RFGJ-së | Gjermania | DW | 04.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Refuzim i ribashkimit apo një parakusht i domosdoshëm? Më 5 maj 1955 iu dha fund statutit të pushtimit të RFGJ-së

Në vitet 1950 në Gjermani si në Këshillin Federal ashtu edhe në Parlament e në popull u diskutua me zjarr për të ashtuquajturën kontrata e Gjermanisë, që më 5 maj 1955 i dha fund statutit të pushtimit të RFGJ-së. Pas Luftës së Dytë Botërore tri fuqitë e mëdha, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, të mbledhura në Petersberg të Bonit krijuan komisionin suprem të aleatëve, që vendoste për çështje të politikës së jashtme, të tregtisë me jashtë si dhe për rishikimin dhe respektimin e ligjit themelor.

Ribashkimi i Gjermanisë më 3 tetor 1990

Ribashkimi i Gjermanisë më 3 tetor 1990

RFGJ-së në këtë mënyrë u kufizua ndjeshëm liria e veprimit dhe e vendimmarrjes. Në bazë të kontratës së Gjermanisë Republika Federale duhej të hiqte dorë nga një pjesë e komptenecave vepruese, gjë që u kompensua me pranimin e saj në aleancën perëndimore, në NATO. E për këtë ishte i domosdoshëm rikrijimi i ushtrisë.

"Sot, gati 10 vjet pas rëzimit ushtarak dhe politik të Nacionalsocializmit i jepet fund kohës së pushtimit të Republikës Federale të Gjermanisë. Me një ndjenjë të thellë çlirimi qeveria mund të konstatojë, se ne jemi një shtet i lirë dhe i pavarur. Duke iu drejtuar popullit nw radio mw 5 maj 1955 kancelari Konrad Adenauer shpalli një fitore të madhe politike: Vetëm 10 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore Gjermania u bë sërish një shtet sovran, që pavarësisht nga disa rezerva të fuqive të mëdha, mund të vendoste vet mbi fatet e veta.

Kthimi i shpejtë i Gjermanisë në skenën ndërkombëtare u përshpejtua kryesisht prej luftës në Kore në vitin 1950. Pas sulmit të papritur të koreanoveriorëve ndaj Koresë së Jugut fuqitë perëndimore kishin frikë, se Moska mund të planifikonte diçka të ngjashme për Evropën Qendrore. Por pa kontributin gjerman për mbrojtjen Perëndimi ishte shumë i dobët, për t´i bërë ballë një invazioni të tillë. Kancelari Konrad Adenauer ishte i gatshëm të jepte një kontribut të tillë, nëse Gjermania do të pranohej si kompensim në aleancë partnere me të drejta të barabarta.

Për shkak të rezervave të mëdha ndaj armatimit gjerman forcat e armatosura gjermane duhej të ishin të lidhur fort në një ushtri evropiane, nën një të ashtuquajtur bashkësi evropiane e mbrojtjes nën drejtimin e një ministri evropian të mbrojtjes. Por në maj të vitit 1952, pas dy vjetësh dështoi krijimi i bashkësisë evropiane të mbrojtjes për shkak të rezistencës së parlamentit francez.

Brenda pak javësh fuqitë pushtuese dhe Gjermania ranë dakord për një zgjidhje ushtarake alrternativë: Republika Federale e Gjermanisë u ftua në NATO. Ishte fat që kancelari Konrad Adenauer e pranoi këtë ofertë parë nga perspektiva e sotme, thotë Ekhard Jese, studjues i shkencave politike në Kemnic: "Parë në restrospketivë mund të thuash, se ky vendim ishte mjaft pozitiv, menjëherë Republika Federale u pranua në NATO dhe u afrua shumë me Amerikën. Nëse do të kish funksionuar bashkësia evropiane e mbrojtjes, atëherë Gjermania mund të kish luajtur një rol tjetër. Në një rast të tillë Evropa do të ish etabluar si një kundërpeshë e Amerikës, por kjo nuk do të ishte mirë."

Si për bahskësinë evropiane të mbrojtjes ashtu edhe për NATO-n: themelimi i forcave të armatosura në Gjermani u debatua ashpër. Madje ministri i brendshëm në kabinetin e Adenauerit, Gustav Heineman, për këtë arësye dha dorëheqjen duke u larguar edhe nga radhët e partisë kristjandemokrate. "Armatimi i gjermano-perëndimorëve nuk është mënyra për ribashkimin dhe formësimin e Evropës", kjo ishte teza e tij.

Rezerva të ngjashme u shfaqën edhe nga një masë e madhe e popullsisë që pas diktaturës së Hitlerit e konsideronin të pamorlashëm riarmatimin. Opozita socialdemokrate si rjedhojë e refuzoi kontratën e Gjermanisë duke mos e pranuar parimisht faktin e kryer të afrimit të ngushtë me Perëndimin. Për socialdemokratët kjo ishte "një tradhëti ndaj njerëzve në Republikën Demokratike të Gjermanisë". Ish-kryetari i partisë socialdemokrate në atë kohë, Erih Ollenhauer: "Për popullin gjerman çlirimi nga fuqitë pushtuese nuk jep shkas për gëzim. Liria e lëvizjes që i njihet Republikës Federale të Gjermanisë është e rëndë dhe e kufizuar nga detyrimet për të kontribuuar ushtarakisht në kuadër të paktit të Atlantikut verior. Gjermania si edhe më parë vazhdon të jetë e ndarë: për një Gjermani sovrane mund të bëhet fjalë vetëm pasi ajo të ribashkohet në liri."

Faktikisht në fillim doli ajo ndaj së cilës kishte frikë opozita: Për Moskën "çështja gjermane" ishte e mbyllur. Kremlini ish i orientuar në ekzistencën e përhershme të dy shteteve gjermane. Ndarja u çimentua në këtë mënyrë dhe shumë gjermanë akuzonin kryeministrin Adenauer, se e ka pranuar me vetëdije këtë risk.

Nga perspketiva e sotme megjithatë vendimi i Adenauerit asokohe ishte i drejtë, nënvizon sërish politilogu Jese: "Ne e përjetuam, se politika e Konrad Adenauerit, edhe pse me pak vonesë, bëri që lidhja me Perëndimin të ruhej dhe njëkohësisht bashkimi u bë realitet. Por e rëndësishme është në këtë kontekst politika e mëvonshme e Vili Brandit për afrimin me Lindjen. Të dy këta faktorë kanë kontribuuar ndjeshëm në ribashkimin e Gjermanisë pas 40 vjetësh ndarjeje."

  • Data 04.05.2005
  • Autor Andreas Nol
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3w
  • Data 04.05.2005
  • Autor Andreas Nol
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3w