Reforma në OKB & Identifkimi i atentatorëve në Londër | Studimi në Gjermani | DW | 14.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Reforma në OKB & Identifkimi i atentatorëve në Londër

Gazetat e sotme komentojnë dështimin kërkesës së Gjermanisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit si dhe problemin e terrorizmit në Evropë pas sulmeve të 7 korrikut në Londër.

Logoja e OKB-së

Logoja e OKB-së

Frankfurter Allgemeine Zeitung" lidhur me refomën e OKB-së komenton: "Ky është një dush i ftohtë për projektin e fundit prestigjoz të politikës së jashtme të Gerhard Shrëderit: qeveria amerikane u shpreh fare qartë kundër planit të reformimit të OKB-së të propozuar nga Gjermania në bashkëpunim me tre vendet e tjera kandidate për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit. Për të të ardhur keq është, se në valën e tentativave për në Këshillin e Sigurimit mbeten në vendnumëro edhe pjesë të tjera të planit për reformimin e OKB-së. Në këtë organizatë ka shumë gjëra që duhen ndryshuar urgjentisht duke filluar qysh nga përbërja skandaloze e komisionit të të drejtave të njeriut e deri tek korrupsioni në kuartierin qendror. Gjermanët megjithatë do të bënin mirë që të nxirrnin mësime nga përvoja në Nju Jork, se OKB-ja nuk është vendi i shenjtë i mirëkuptimit mes popujve, ashtu siç preferojnë të na e shesin këtu", komenton "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Nga artikulli i së përditshmes "Mannheimer Morgen" lexojmë: "Bushi duke kërcënuar me veton e tij do t´i ndëshkojë gjermanët, që refuzuan mandatin për luftën në Irak. Kancelari morri parasysh cënimin e marrëdhënieve transatlantike duke e ditur se kiash popullin pas vetes, që nuk donte të implikohej në një aventurë ushtarake (dhe me këtë ai fitoi edhe zgjedhjet). Sot më shumë se kurrë po duket, se kjo ishte e drejtë. Prej kohësh Berlini e ka gjetur rolin e vet në skenën ndërkombëtare - në misionet e paqes si në Afganistan dhe në stabilizimin e rajoneve të krizave. Një vend i përhershëm në Këshillin e Sigurimit do të ishte përgjigja e duhur, për të vepruar në një nivel me të mëdhenjtë. Mos vallë tani vetëdija jonë duhet të vuajë që ngjitja dështoi prej rezistencës së amrikanëve? Tani për tani ne kemi të tjera halle", konstaton "Manheimer Morgen".

"Landeszeitung" komenton: "Më në fund në Këshillin e Sigurimit po hapen letrat. Kjo po bën të qartë, se shtetet që ngritën krye: Gjermania, India, Japonia dhe Brazili luajnë me letra të dobëta. Mjafton vetëm një vështrim ndaj asit të Uashingtonit për të bërë që dëshira e grupit të katërshes për më shumë influencë të degradojë në një ëndërr. Qeveria e Bushit kërcënon me veto në rast se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon zgjerimin e Këshillit të Sigurimit. Superfuqia SHBA do të shmangë telashet shtesë në rast të shkeljeve imperiale ndaj së drejtës ndërkombëtare. Mësimi që vlen si për këtë qeveri ashtu edhe për atë që do të vijë nesër në Belin, është, se kur flitet për pushtet Uashingtoni nuk njeh asnjë aleat. Nëse Berlini do ta zgjerojë influencën nuk duhet të vazhdojë të kapet pas kartës së Këshillit të Sigurimit. Inciativat konkrete diplomatike apo ushtarake në kuadër të BE-së janë më premtuese", vëren "Landeszeitung".

Gazeta "Die Welt" komenton problemin e terrorizmit në sfondin e identifikimit të atentatorëve të 7 korrikut në Londër: "Britania e Madhe është një shembull tipik për atë se si mund të dështojë integrimi i emigrantëve në shoqëritë perëndimore. Një gjë e tillë duhet të ndodhë nëse toleranca dhe të qenit i hapur bëhet rregull dhe nuk je më në gjendje të shohësh se si në mesin tënd minohet paqja sociale. Fjala "shoqëri paralele" tek e fundit është futur në përdorim pikërisht në ishull. Këtej e tutje nuk mund të ketë më indiferencë dhe qëndrim urtë e butë. Shteti ka detyrimin që të mos lejojë të gënjehet prej shqetësimit aq të rëndësishëm për lirinë dhe tolerancën, duke humbur nga vëmendja preokupimin më të madh që është siguria e qytetarëve", nënvizon "Die Welt".

"Märkische Oder-Zeitung" analizon: "Atentatorët ndërkaq u identifikuan. Ata nuk kishin të bënin me komando të dërguara prej Osama Bin Ladenit nga malësitë e Hindukushit në Londër. Terroristët me prejardhje pakistaneze ishin rritur në Britaninë e Madhe, pra ata ishin pjesë e shoqërisë së hapur civile. Kjo bën që të të duket edhe më brutale përgjigja ndaj pyetjes, se si mundi të ndodhë ajo që ndodhi. Qysh pas vrasjes së kineastit kritik ndaj islamizmit van Gogh në Holandë prej një marokeni të lindur në këtë vend doli në pah e çara e thellë që po përshkon shoqëritë perëndimore. Radikalizimi kryesisht në radhët e të rinjve myslimanë po shtohet. Ata e kanë hedhur ne erë ëndrrën e bukur për shoqëritë multikulti në Madrid dhe në Londër", komenton "Märkische Oder-Zeitung".

  • Data 14.07.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arug
  • Data 14.07.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arug