Reforma me hapa të vogla | Gjermania | DW | 14.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Reforma me hapa të vogla

Planet e koalicionit mes unionistëve dhe socialdemokratëve për të rritur tatimin mbi vlerën e shtuar kanë shkaktuar pakënaqësi si tek sindikatat ashtu edhe tek punëdhënësit.

default

Shoqatat dhe institutet ekonomike thonë, se reformat vënë në rrezik mijëra vende pune dhe ngushtojnë edhe më shumë ritmet rritjes ekonomike, të cilat që tani janë shumë të ulta.

Sindikatat kritikojnë drejtimet e reformës

Kritika të ashpra vijnë nga radhët e sindikatave: Jo vetëm në adresë të rritjes së tatimit mbi vlerën e shtuar, që do të fillojë në vitin 2007, por edhe të zbutjes së rregullave për pushimin nga puna. Marrëveshja e koalicionit parasheh që koha e provës së marrjes në punë të zgjatet nga më parë gjashtë muaj, në këtej e tutje dy vjet.

Hans Eberhard Schleyer, drejtori ekzekutiv i Shoqatës Qendrore të Zanatçinjve Gjermanë thotë, se reformat e tregut të punës janë gjysmake: "Zgjatja e punësimit provë në dy vjet mund të jetë një hap në drejtimin e duhur, por në tregun e punës duhet të ndodhë shumë më tepër se ç’parashikon kontrata e koalicionit".

Kryetari i shoqërisë sociale të të dëmtuarve nga lufta, VdK, Valter Hirrlinger, protestoi para së gjithash kundër planit për të mos rritur pensionet dhe kundër shtyrjes së moshës së daljes në pension nga 65 në 67 vjeç. Kjo vjeshtë do të jetë e nxehtë, paralajmëroi Hirrlinger: "Paramendoni që përshtatja e pensioneve do të shtyhet me afat të pacaktuar, në kohë që pensionistët çdo vit humbasin fuqi blerëse. Inflacioni në vend është dy për qind," – ankohet Hirrlinger.

Rritja e moshës së daljes në pension është përshendetur nga përfaqësuesit e ekonomisë gjermane. Kjo është e vetmja pikë pozitive që presidenti i shoqatës së punëdhënësve gjermanë, Dieter Hundt, sheh në marrëveshjen e koalicionit. Hapi i madh reformator mungon, kritikon Hundt: "Me rritjen e tatimeve dhe taksave nuk do të japim ndonjë kontribut që në Gjermani të ketë rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të punës."

Ngritja e tatimit mbi vlerën e shtuar harrxhohet për borxhin shtetëror

Edhe tregtarët me pakicë nuk janë optimistë për vitet e ardhshme. Ata kanë vite që po vuajnë tendencën e gjermanëve, që preferojnë të kursejnë e jo të harxhojnë para për mallra konsumi. Hubertus Pellengahr, zëdhënës i shoqatës, parashikon ulje të mëtejshme të konsumit. 24 milionë do t’i kushtojë kjo ekonomisë, thotë ai. "Mirë, që të paktën rritja do të fillojë në janar të 2007-ës, kjo do të na japë kohë të mjaftueshme për të përshtatur çmimet," – thotë ai.

Po të hedhësh një vështrim tek fqinjët evropianë, sheh se Gjermania, me 19 përqindshin e planifikuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, nuk është në krye të listës. Suedia dhe Danimarka e kanë TVSH-në 25 për qind. Por ekspertët janë të pakënaqur për harxhimin e këtyre të ardhurave: Në vend që të ulen kostot dytësore të pagave, për shembull kontributet e pensioneve apo për papunësinë, me to do të paguhen interesat e borxhit shtetëror.

  • Data 14.11.2005
  • Autor Monika Lomyler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2F
  • Data 14.11.2005
  • Autor Monika Lomyler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2F