Reforma kafshatë që s´ kapërdihet për gjermano-lindorët. Të hënave sërish protesta | Gjermania | DW | 27.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Reforma kafshatë që s´ kapërdihet për gjermano-lindorët. Të hënave sërish protesta

Në Gjermani vazhdon diskutimi për reformat në sistemin e sigurimeve sociale. Ndonëse reformat janë të diskutueshme në mbarë vendin, në landet lindore indinajta është më e madhe se në pjesën perëndimore të vendit. Kuota e papunësisë në Lindje është më e lartë dhe shkurtimi i asistencës për të papunët prek më shumë njerëz.

Kancelari Shrëder pritet me protesta në Brandenburg

Kancelari Shrëder pritet me protesta në Brandenburg

Në Lindje të Gjermanisë ka filluar të protetstohet gjithnjë të hënave ashtu si dikur në vitin 1989. Këtë herë nuk synohet rëzimi i ndonjë diktature, por tërheqja e një ligji të miratuar në parlament. Reformat në tregun e punës të hartuara bashkarisht nga qeveria e koalicionit socialidemkrat-ekologjistë dhe nga opozita kanë bërë që cdo javë dhjetra mijëra njerëz të protestojnë në rrugë në landet e reja të federatës. Andreas Ehrhold, punëtor transporti sot i papunë, organizon protetstat në Magdeburg: "Ne jemi angazhuar të rëzojmë një ligj që na sjell varfërinë dhe përhap frikën për ekzistencën. Kjo është e gjitha. Në rast se qeveria e bën veshin e shurdhër, e kemi bërë të qartë që nuk duam të rëzojmë qeverinë, sepse nuk duam që të vijë në pushtet një qeveri kristjandemokrate/kristjansociale, që mund t´i ashpërsojë edhe më tepër ligjet. Por në fund të fundit askush në Berlin të mos mendojë, se ne kemi frikë ta marrim pushtetin në duart tona."

Megjithatë zoti Erhold na siguron, se në asnjë mënyrë ai nuk dëshiron që të kthehet në socializëm. Në thelb ai dhe demonstruesit e tjerë kërkojnë një punë të sigurtë. Por për një gjë të tillë shanset nuk janë të mira. Në Lindje për një vend të lirë pune konkurrojnë mbi 30 vetë. Papunësia me gati 20% është dy herë më e lartë se në Perëndim. Ndaj, protestusit gjermano-lindorë mendojnë, se edhe hapja prej qeverisë e të ashtuquajturave "jobcenter", pra qendra pune, nuk do të sjellë gjë, sepse aty ku nuk ka vende pune nuk mund të gjesh punë. Aq më i fortë është efekti në Lindje të Gjermanisë, kur qeveria bën fjalë për reformën më të rëndësishme që prej disa dekadash: shkurtimi i ndihmës financiare për të papunët. Qeveria synon të kursejë rreth 3 miliardë euro, kur në të ardhmen të papunëve do t´u shkurtohet radikalisht mbështetja financiare pas vitit të parë të papunësisë. Sado e lartë të ketë qenë paga në vendin e punës në rast papunësie personi i prekur pas një viti të asistencës do të marrë nga shteti një ndihmë sociale minimale. Në Lindje të Gjermanisë kjo do të prekë një përqindje më të madhe njerëzish se sa në Perëndim.

Edhe numri i atyre që do të bien në grackën e sistemit të ri të sigurimeve sociale do të jetë më i lartë. Në bazë të rregullores së re në rast se njëri nga partnerët merr një pagë të rregullt, burri ose gruaja që është papunë nuk konsiderohet si nevojtar. Ndonëse ky rregull ka vlejtur edhe më parë këtej e tutje ai do të jetë më i ashpër. Ata që do ta vuajnë atë janë kryesisht familjet nga ish-RDGJ ku si burri edhe gruaja kanë punuar. Sa herë që kancelari Gerhard Shrëder shfaqet gjatë këtyre ditëve në landet lindore, atë e presin me protetsta, së fundi edhe në Leipcig.

Opinione të leipcigasve: "Mendoj, se zoti kancelar kështu si e ka nisur do ta rënojë edhe atë çikë që ka mbetur nga shteti social. Kështu nuk shkon." "Mendoj, se kancelari duhet të largohet. Tani ai po u jep të pasurve duke ua marrë të varfërve." "Nuk ka vende pune, aq më keq për ata që janë mbi 45 vjecarë, këta i nxjerrin njerëzit në rrugë të hapur." "Në djallë të vejë, këtë gjendje nuk e kam përjetuar kurrë gjatë 73 vjetëve të jetës sime." "Kancelari është duke kontribuar vetëm kundër popullit dhe jo në dobi të tij."

Kështu pra shprehen njerëzit e indinjuar nga reformat. Por kancelari deri tani duket se nuk është shqetësuar. Ministri i punës, Volfgang Klement thotë, se nuk ka aspak mirëkuptim për këto protesta. Qeveria socialdemokrate-ekologjiste i mbështet reformat në tregun e punës, të cilat u projektuan nga një komision i posacëm nën drejtimin e menaxherit të koncernit të Volksvagenit, Peter Harz. Gjatë një veprimtarie elektorale të partisë socialdemokrate në Saksoni, ku më 19 shtator ka zgjedhje, Shrëder dha të kutpohet, se: "Politika e reformave që kemi nisur ka një qëllim: të përmirësojë perspektivën jo vetëm për ata që janë aktivë sot, por edhe të ristrukturojë sistemin e sigurimeve dhe të kujdeset që të rinjtë dhe ata që do të vijnë pas tyre të kenë një shans për të pasur një jetë dinjitoze në këtë vend. Nëse nuk veprojmë ne sot, atëherë do ta humbasim këtë shans, dhe unë nuk dua të mbaj një përgjegjësi të tillë."

Shrëder i vlerëson reformat, nëpëmrjet të cilave do t´i ofrohet një vend punë cdo të papuni që është nën moshëm 25 vjecare. Kjo është mjaft e rëndësishme për rininë në landet lindore të Gjermanisë, të cilët cdo ditë largohen drejt Perëndimit.

Udhëheqës landesh nga partia socialdemokrate ndonëse zyrtarisht e përshëndesin kursin e reformave të kancelarit, përpiqen të gjejnë mundësi për t´i zbutur pasojat e këtyre masave për njerëzit në rajonet ku ata drejtojnë. Kryeministri socialdemokrat i Brandenburgut, Matias Platcek mendon: "Reformat janë të domosdoshme. Këtë e di kushdo në Lindje. Por motoja e tyre "të mbështesës dhe të nxisësh" naytrisht që kërkon objektiva të qarta. Sa i përket nxitjes për gjetjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e ndërmjetësimit të të papunëve në jetën aktive, vlen të thkesohet, se në Lindje këto objektiva mungojnë, pasi nuk ka vende pune. Kjo i zhgënjen njerëzit edhe më shumë se në Perëndim."

Në një aksion mbipartiak kryeministrat e landeve lindore kanë mundur që një pjesë të madhe të aytre miliardave të parashikuara për reformën të shpenzohen për hapjen e vendeve të punës për të papunët afatgjatë. Por sidoqftë indinjata tek të prekurit nga shkurtimet mbetet: tani ata do të kenë më pak para në dorë dhe perspektiva për një vend pune është mjaftë e zbehtë. Katër në pesë gjermano-lindorë i konsiderojnë të drejta demonstratat, ky është rezultati i një anketimi. Kryeministri i Brandenburgut, Platcek tërheq vëmendjen, se protetsta kundër shkurtimit të asistencës për të papunët ka të bëjë më shumë me zhgënjimin e thellë të gjermano-lindorëve dhe ndjenjën e ekzitencës së dy klasave. Ata që përfitojnë nga pakënaqësia e qytetarëve janë kryesisht politikanët e partisë së socializmit demokratik, partia e vetme në Bundestag që nuk ka marrë pjesë në konceptimin dhe kompromisin e arritur për reformën në tregun e punës, ndaj ajo pa ngurruar përhap frymën e kundërshtimit. Në anketimet lidhur me zgjedhjet parlamentare të landeve që zhvillohen së shpejti kjo parti merr në Brandenburg një në tre vota, ndërsa në Saksoni një në katër. Edhe partitë e djathta po fitojnë elektorat. Krisjtandemokratët, edhe pse kanë bashkëvendosur për reformat e madje edhe i kanë ashpërsuar ato, vlerësohen më mirë nga elektorati duke i lënë pas socialdemokratët në breshërin e protestave. Gabimet profesionale të qeverisë socialdemokrate-ekologjiste kanë bërë që të krijohet një frymë destruktive lidhur me reformat në tregun e punës, shprehet kryeministri kristjandemokrat i Saksonisë, Georg Milbrad. Madje ai thotë, se mund të dalë edhe vetë në protetstat e së hënës.

  • Data 27.08.2004
  • Autor Bernd Gräsler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5t
  • Data 27.08.2004
  • Autor Bernd Gräsler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5t