1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reforma e shtetësisë së dyfishtë të Gjermanisë 'e vonuar'

6 Dhjetor 2022

Qeveria gjermane dëshiron të thyejë një bllokadë shumëvjeçare dhe t’u japë migrantëve shtetësinë e dyfishtë: Por çfarë mendojnë vetë migrantët?

https://p.dw.com/p/4KWDe
Foto simbolike: Një grua duke mbajtur në dorë dy pasaporta: turken dhe gjermanen.
Foto simbolike: Një grua duke mbajtur në dorë dy pasaporta: tukren dhe gjermanen. Gjermania do të lejojë shtetësinë e dyfishtë: Foto simbolike: Një grua duke mbajtur në dorë dy pasaporta: turken dhe gjermanen. Fotografi: Daniel Bockwoldt/dpa/picture alliance

Planet e Gjermanisë për të lejuar shtetësinë e dyfishtë kanë ardhur 10 vjet me vonesë thotë, Marc Young. "Atëherë do të kisha qenë një qytetar gjerman shembullor”, tha ai për DW. "Por nuk doja të hiqja dorë nga pasaporta ime amerikane. Të mbash shtetësinë e vjetër, nuk do të thotë se ke besnikëri të ndarë, siç pretendojnë shumë konservatorë gjermanë. Ajo thjesht pasqyron se kush je në të vërtetë. Ndryshimi i ligjit vjen tepër vonë."

Young jeton prej 20 vitesh në Gjermani dhe është lodhur nga debati politik që ka shpërthyer në Gjermani pas njoftimeve të javës së kaluar të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz. Reforma ligjoore që po planifikon qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët është pjesë e një rishikimi të gjerë të ligjit të imigracionit të Gjermanisë që synon kryesisht inkurajimin e punëtorëve më të kualifikuar për të ardhur në Gjermani dhe për të plotësuar mungesat masive në tregun e punës.

Ndryshimet e planifikuara në ligj

Planet e reja të shtetësisë përbëhen nga katër ndryshime:

Imigrantët që jetojnë ligjërisht në Gjermani do të lejohen të aplikojnë për shtetësi pas pesë vjetësh, në vend të tetë viteve aktuale;

Fëmijët e lindur në Gjermani nga të paktën një prind që ka jetuar ligjërisht në vend për pesë ose më shumë vjet do të marrin automatikisht shtetësinë gjermane;

Do të lejohen shtetësi të shumëfishta.

Për moshat mbi 67-vjeçare do të hiqet kushti i testit të gjuhës me shkrim, mjafton që ata të mund të orientohen në vend. 

Opozita konservatore e kundërshton shtesinë e dyfishtë

Uninoni Kristian Demokrat (CDU) i qendrës së djathtë të opozitës, i cili ka bllokuar vazhdimisht çdo reformë të tillë në të kaluarën, isulmoi menjëherë planet e Scholzit. "Shtetësia gjermane është diçka shumë e çmuar dhe duhet trajtuar me shumë kujdes," tha kreu i CDU-së Friedrich Merz për programin televiziv ARD javën e kaluar.

Gjermani, Friedrich Merz, kryetar i CDU në Bundestag
Pasaporta gjermane është diçka shumë e çmuar, thotë kryetari i partisë konservatore gjermane, CDU, Friedrich Merz. Fotografi: Jens Krick/Flashpic/picture alliance

Te migrantët që aktualisht kanë të drejtë shtetësie të dyfishtë në Gjermani hyjnë  ata, vendi i origjinës i të cilëve nuk i lejon njerëzit të heqin dorë nga shtetësia (p.sh. Irani, Afganistani, Maroku), fëmijët e prindërve me shtetësi gjermane dhe shtetësi të tjera, refugjatët që kërcënohen me persekutim në vendin e tyre, dhe izraelitët. Sirianët që erdhën në Gjermani si refugjatë dhe konsiderohen se janë integruar mirë, gjithashtu mund të marrin shtetësinë gjermane.

Ceremoni për dhënien e shtetësisë gjermane në Parlamentin e Landit në Berlin, Foto nga Arkiva
Ceremoni për dhënien e shtetësisë gjermane në Parlamentin e Landit në Berlin, Foto nga Arkiva Fotografi: Silas Stein/dpa/picture alliance

Reforma ligjore do ta sjellë Gjermaninë në nivelin e shumë vendeve të tjera evropiane. Në BE, Suedia kishte shkallën më të lartë të natyralizimit në vitin 2020, me 8.6% të të gjithë të huajve që jetonin atje të natyralizuar. Në Gjermani, në 2020 u natyralizuan vetëm 1.1%.e të huajve natyralizohen.

"Ligji aktual gjerman i shtetësisë bazohet në parimin e shmangies së shtetësive të shumëfishta”, tha për DW Greta Agustini, një avokate gjermane e specializuar për çështjet e imigracionit. "Vendet e tjera evropiane, si Italia, Suedia, Irlanda, Franca etj, lejojnë shtetësinë e dyfishtë dhe kanë më pak ligje burokratike për këtë çështje. Shumë nga klientët e Agustinit kanë luftuar për të gjetur një mënyrë për të fituar shtetësinë gjermane.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë, në Gjermani jetojnë rreth 2.9 milionë njerëz me më shumë se një shtetësi, ata përbëjnë rreth 3.5% të popullsisë. Megjithëse numri aktual ka të ngjarë të jetë më i lartë, pasi ka regjistruar një rritje, me 69% të shtetasve të rinj gjermanë që mbajnë pasaportën e tyre origjinale. Këtë listë e kryesojnë njerëzit me pasaporta polake, ruse ose turke.

"Shumë vonë për brezin e punëtorëve të ftuar"

Grupi që e ka ndier efektin e ligjeve të shtetësisë gjermane më fort se çdo tjetër është komuniteti turk, shumë prej të cilëve erdhën në Gjermani në vitet 1960 kur vendi kishte nevojë për punëtorë: Gjermania Perëndimore që në atë moment po rritej me shpejtësi të madhe nënshkroi marrëveshje me disa shtete. për të rekrutuar të ashtuquajturit "punëtorë mysafirë", në gjermanisht Gastarbeiter. Shumica dërrmuese ishin punëtorë krahu.

Pjesa më e madhe e tyre ishte me prejardhje turke, mendohet se në Gjermani jetojnë rreth 3 milionë njerëz me prejardhje turke – 1,45 milionë prej të cilëve kanë ende shtetësi turke. Aslihan Yeşilkaya-Yurtbay, bashkë-drejtuese e organizatës së Komunitetit Turk në Gjermani (TGD), tha se reforma vjen "shumë vonë" për shumë migrantë të brezit të parë - "por [është] më mirë vonë se kurrë."

"Për brezin e punëtorëve të ftuar, kjo reformë do të thotë njohje dhe respekt për jetën dhe punën e tyre në dhe për këtë vend," tha Yeşilkaya-Yurtbay për DW. "Shumë turq të gjeneratës së dytë dhe të tretë, mendoj se do të ndihen të fuqizuar prej saj, sepse ata gjithmonë kishin një dilemë identiteti."

"Shumë njerëz e kanë pritur këtë dhe ndoshta kanë hequr dorë nga shpresa," thotë ajo. "Dhe nëse ndodh vërtet, atëherë mendoj se shumë do të bëhen gjermanë”.

Turq imiigrantë në aeroportin e Dyseldorfit në Gjermani
Gastarbeiter - kështu quhej krahu i punës që rekrutoi Gjermania për vite me radhë. Shumica e tyre kanë ardhur nga Turqia, si këta që shihen në këtë fotografi të vitit 1970 në aeroportin e Düsseldorfit. Shumë imigrantë të asaj kohe nuk e kanë shtetësinë gjemrane, sepse rregullat për ta marrë atë kanë qenë shumë strikte. Koalicioni i qendrës së majtë dëshiron t'ua bëjë më të lehtë atyre marrjen e shtetësisë.Fotografi: bertram/dpa/picture-alliance

Yeşilkaya-Yurtbay thotë se Gjermania do të kishte qenë një tjetër vend nëse reforma do të kishte ardhur më herët. "Njerëzit do të ishin identifikuar më shumë me Gjermaninë po të kishte ekzistuar kjo mundësi," thotë ajo. "Unë jam e sigurt se njerëzit do të kishin qenë më të interesuar politikisht dhe më aktivë në shoqëri nëse kjo mundësi do të kishte ardhur që para 20 ose 30 vjetësh."

TGD i ka dënuar si "raciste" dhe "keqinformuese" shumë nga komentet e bëra nga CDU këtë javë. "Sinqerisht, jam e tronditur që ka ende zëra kaq racistë”, thotë Yeşilkaya-Yurtbay. "Këto argumente nuk janë të bazuara në fakte dhe mendoj se janë shumë të rrezikshme për shoqërinë. Ato nuk janë as argumente për mua, ato thjesht nxisin emocione mes njerëzve të caktuar, kushdo qofshin ata”.

Marc Young thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga Gjermania, por ndoshta do të aplikojë për shtetësinë gjermane nëse dhe kur të miratohet reforma e kancelarit Scholz. "Do të aplikoja nëse Gjermania do të lejonte shtetësinë e dyfishtë, por tani do ta shihja atë më shumë nga ana praktike”, thotë ai. "Unë i kam paguar taksat dhe një ditë dua të jem pensionist gjerman, pavarësisht në i pëlqen liderit të CDU-së, Friedrich Merz. Ndoshta kjo do të ndryshonte sapo të bëhesha gjerman, por në këtë moment trëndafili teotonik brenda meje është vyshkur”