1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Realitet apo vetëm dëshirë

28 Korrik 2006

Me ftesë së redaksisë bullgare të DW-RADIO më 28. korrik bëri një vizitë në DW Ministrija bullgare për çështjet evropiane Meglena Kuneva. Në këtë kuadër ajo zhvilloi edhe një bisedë me gazetarë me temën "Anëtarësimi i Bullgarisë në BE më 1 janar 2007 - realitet apo vetëm dëshirë".

https://p.dw.com/p/ArAS
Meglena Kuneva
Meglena KunevaFotografi: AP

Bullgaria arriti që për një kohë të shkurtër të kapërcente problemet e vështira ekonomike me të cilat u përball në vitet 90-të duke qenë kandidate për pranim së shpejti në BE përmes një disipline shembullore, thotë Ministria bullgare për çështjet e Evropës, Meglena Kuneva.

"Përmes kësaj ne mund të shpjegojmë jo vetëm sukseset ekonomike, por çdo lloj suksesi. Ne aplikuam një displinë të fortë financiare në vend."

Rëndësia e një rregjimi të tillë të fortë financiar u kuptua shumë shpejt si nga politikanët edhe nga njerëzit dhe shumë nga ata të cilët e çuan vendin në gjendjen e rëndë të fillimit të viteve 90-të u përjashtuan nga skena politike prej opiniot të gjërë dhe nuk arritën të fitojnë më besimin e elektoratit.

Në mediat perendimore flitet shpesh për kriminalitetin në Rumani dhe në Bullgari. Në këtë drejtim ministria mendon se duhet bërë më tepër nga politika sepse ajo deri tani

"nuk ka qenë në gjendje që të shpjegojë mirë se ç'po ndodh në vend, se cilat janë problemet e vendit, por dhe rezultatet pozitive."

Ministria e Punëve të Brendshme në Bullgari në bashkëpunim me ato të vendeve anëtare të BE-së po bën mjaft punë për t'iu kundërvënë kriminalitetit në vend, dhe shfaqjeve të tilla si larja e parave. Organet gjyqësore bashkëpunojnë mjaft mirë ato të vendeve të BE.

Edhe Banka Botërore thekson se imazhi i Bullgarisë sa i përket gjendjes së korrupsionit po përmirësohet. Po ashtu vendi nuk bën më pjesë ndër vendet që kryesojnë listën e korrupsionit të Transparency International.

"Ne jemi në mes të kësaj liste, dakord kjo nuk është diçka për të cilën duhet të jemi të kënaqur, por nga ana tjetër nuk duhet që ky problem të ekzagjërohet, sepse e rëndësishme për ne është që të jemi në gjendje të besojmë tek vetvetja."

Sa i përket anëtarësimit në BE ministrija Kuneva mendon se ata që do të përfitojnë më së shumti prej anëtarësimit të vendit në BE do të jenë të rinjtë dhe për këtë përpiqen që të gjithë që fëmijët të kenë një jetë më të mirë. Me programet e saj të shkëmbimit BE bën një punë të madhe për njohjen dhe afrimin e vendeve anëtare dhe qytearëve të tyre me njëri-tjetrin. Rëndësi të madhe kanë për ministren programe të tilla prej të clave përfitojnë drejtpërdrejt të rinjtë dhe studentët si Erasmus, Erasmus Mundus, të cilët kanë mundësi të studiojnë dhe jetojnë në vendet perendimore.

Sa u përket të rinjve bullgarë ajo nuk sheh ndonjë rrezik të madh që pas anëtarësimit të vendit në BE ata të joshur prej mundësisë për të punuar në vende të tjera dhe prej pagave më të mira në këto vende, do të largohen prej vendit.

"Marrja e masave restriktive për të parandaluar një gjë të tillë, nuk mund t'i mbajë të rinjtë në vend, dhe një gjë e tillë është e padrejtë. Sigurisht që ne nuk do të bëhemi shpejt të pasur, por unë mendoj se standardi i jetesës është shumë i rëndësishëm, por se ka edhe shumë gjëra të tjera, si familja, miqtë, ndjenjat dhe edhe këto janë pjesë e projektit tuaj personal për jetën."