1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime të politikës gjermane lidhur me shtyrjen e miratimit të Komisionit të ri evropian

Judit Hartl28 Tetor 2004

Në Berlin është ndezur debati mbi efektivitetin e komisionit evropian në Bruksel. Kancelari gjerman Gerhard Shrëder paralajmëroi për një konflikt mes institucioneve në BE duke theksuar se ajo që kemi nevojë është një komision i fortë dhe efektiv. Presidenti i Komisionit evropian Jose Manuel Barroso shtyu ditën e djeshme votimin për komisionin evropian në parlamentin evropian në Strasburg. Ky hap u interpretua si frikë nga një dështim i mundshmëm, pasi disa komisarë evropianë janë mjaft të përfolur

https://p.dw.com/p/ArG0
Presidenti i Komisionit evropian, Jose Manuel Barroso, (në foto djathtas) në konferencë shtypi
Presidenti i Komisionit evropian, Jose Manuel Barroso, (në foto djathtas) në konferencë shtypiFotografi: AP

Kancelari gjerman Shrëder u shpreh hapur në Berlin. Ai është i shqetësuar dhe vjen i keq për konfliktin mes komisionit evropian dhe parlamentit të Bashkimit evropian - tha ai para gazetarëve në Berlin. Ai shpreson që ky konflikt të përfundojë sa më shpejt-
"Vetëm për një gjë nuk kemi nevojë. Një konflikt mes institucioneve në Evropë. Pasi kjo do të na çonte shumë prapa. Ne kemi nevojë për një komision të fortë dhe efektiv, pikërisht tani në një Evropë me 25 anëtarë. Ne kemi nevojë për një bashkëpunim të mirë mes institucioneve evropiane dhe asnjë lloj konflikti, pavarësisht arsyes së tij, mes këtyre institucioneve"-tha Shrëder.

Partnerët e koalicionit përkundrazi përshëndetën pa rezerva vendimin e Barrosos, për shtyrjen e votimit të komisionit të ardhshëm evropian. Kjo është një ditë e mirë për demokracinë evropiane u shprehën të gëzuar, bashkëkryetarët e të gjelbërve gjermanë, Claudia Roth e Rajnhard Butikofer, ashtu edhe partia liberale FDP, e cila u shpreh se Barroso arriti të merrte në minutën e fundit, vendimin e duhur.
Po kështu u shpreh edhe zëdhënësi për Evropën i fraksionit të CDU/CSU Peter Hince, i cili tha se presidenti i Komisionit të Bashkimit evropian e tregoi veten si një evopian të mençur dhe i kurseu BE një krizë të thellë në të ardhmen. Këtë opinion të tij veçse nuk e mbështesin kolegët e tjerë të partisë së tij. Kështu Mathias Vismann, kryetar i dhomës evropiane në Bundestagun gjerman e sheh tanimë Evropën, pa udhëheqje. Nga komisioni i vjetër nën Romano Prodin nuk mund të priten impulse të reja.