Reagime pas krijimit të dy ministrive të reja në Kosovë | Politika | DW | 21.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Reagime pas krijimit të dy ministrive të reja në Kosovë

Krijimi i dy ministrive të reja nuk ka të bëjë asgjë me statusin e Kosovës, shprehen zëdhënësit e administratës ndërkombëtare

Prishtina

Prishtina

Zyrtarë të administratës ndërkombëtare, thanë se krijimi i dy ministrive të reja në Kosovë, ajo e rendit dhe ministria e drejtësisë, nuk kanë të bëjnë asgjë me statusin e Kosovës dhe poashtu nuk paragjykojnë rezultatin e bisedave. Këtë deklaratë, e bëri zëdhënësi i UNMIK-ut, Neraj Sing, pas një reagimi të bërë nga Ministria e Punëve e Jashtme e Serbisë dhe Malit të Zi, lidhur me formimin e dy ministrive të reja në Kosovë. Në një njoftim zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Malit të Zi, thuhet se vendimi i UNMIK-ut për formimin e dy ministrive të reja në Kosovë, nuk është bërë në momentin më të mirë edhe pse ajo ishte e paralajmëruar para disa muajve. Në reagim thuhet se është dashur të pritet përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës.

Krijimi i dy ministrive të reja nuk ka të bëjë asgjë me statusin e Kosovës. Kjo ka të bëjë me kalimin e përgjegjësive nga administrata ndërkombëtare tek institucionet e Kosovës dhe ky proces bazohet në rezolutën 1244 të KS-it tha, Neraj Sing. Të paarsyeshëm reagimin e Beogradit lidhur me formimin e dy ministrive të reja në Kosovë e ka quajtur edhe zëdhënësi i njërës nga partitë e koalicionit qeverisës, AAK-së, Ernest Luma.

Një ditë pas zyrtarizimit të rreguloreve të UNMIK-ut, për krijimin e dy ministrive të reja atë të Drejtësisë dhe Rendit, përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së, janë duke zhvilluar biseda për ndarjen e posteve në këto ministri. Përveç ministrave do të ketë edhe dy poste zëvëndësministrash. Serish zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma.

Përfaqësues të LDK-së, ndërkaq, nuk janë prononcuar për mediat lidhur me rrjedhën e bisedave, sikundër nuk është folur për ndonjë emër pretendues për postet ministrore. Zyrtarë të UNMK-ut, thanë se ata presin që partitë e koalicionit qeverisës të arrijnë shumë shpejtë një kompromis rreth ndarjes së posteteve. Nga të dy partitë LDK-së dhe AAK-së mësohet, se sot në mbrëmje ata do të finalizojnë bisedat dhe do të dihet ndarja e minisitrive dhe postet udhëheqëse të tyre.

  • Data 21.12.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqrl
  • Data 21.12.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqrl