Raul Kastro u ofron bisedime SHBA - Paradë pa Fidelin në Havana | Politika | DW | 03.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Raul Kastro u ofron bisedime SHBA - Paradë pa Fidelin në Havana

Pa praninë e Fidel Kastros Kuba ka festuar 50 vjetorin fillimit të revolucionit përpara 50 vjetësh. 300.000 njerëz morrën pjesë në paradën e madhe në Havana dhe në ditëlindjen e festuar me vonesë të presidentit të tyre të sëmurë

Raul Kastro

Raul Kastro

Pas kësaj parade ushtarake pa Fidel Kastron gjithçka tregon, se 80 vjeçari kurrë s´do të mund të marrë më përsipër pushtetin e plotë. Madje as nëse ai do të jetojë edhe disa vjet. Por askush nuk është i sigurtë. Jeton ai ende? Po shërohet ai? Eshtë ai i sëmurë për vdekje? Kjo vazhdon të mbetet, ashtu siç ka udhëzuar ai vet, një sekret shtetëror.

Deri në minutën e fundit simpatizantët e tij shpresuan, se ai në ditën e revolucionit do të merrte pjesë në paradën ushtarake. Kastro i zhgënjeu ata sërish. Madje nuk u transmetua as ndonjë mesazh në video, si përpara një muaji. Me sa duket ai është në gjendje të rëndë.

Prej muajsh opinioni ndërkombëtar është i interesuar të dijë gjendjen e Kastros, ndërkohë që pasardhësit e tij e kanë siguruar prej kohësh pushtetin e tyre. Raul Kastro dhe udhëheqja e partisë komuniste mburren, se sistemi ka dëshmuar stabilitet edhe pa babain e madh Kastro në krye. Raul Kastro madje i ka ofruar bisedime armikut kryesor të vëllait të tij: "Ne jemi të gatshëm që të zgjidhim në tryezën e bisedimeve mosmarrëveshjet e vjetra mes ShBA dhe Kubës. Por në një rast të tillë duhet të jetë e qartë, se nuk duhet të humbasë as hija më e vogël e pavarësisë sonë. Bisedimet mund dhe do të zhvillohen vetëm mbi bazën e barazisë dhe të respetkit reciprok."

Të bie në sy se sa shpesh theksojnë "vazhdimësinë" në politikë funksionarë si zëvendëspresidenti Karlos Lage apo ministri i jashtëm Perez Rokue. Kjo sinjalizon, se prej kohësh ka nisur epoka pas Kastros. Qysh në prezantimin e tij të fundit më 26 qershor duhej marrë me seriozitet shakaja e Fidel Kastros: "Unë nuk e di, se sa mijëra qytetarë të këtij vendi e kanë kapërcyer kufirin e 100 vjetëve, por fqinjët tanë në Veri nuk duhet të shqetësohen, sepse unë s´do të qëndroj në post deri sa të bëhem njëqind vjeç."

  • Data 03.12.2006
  • Autor Mihael Kastrius
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqnr
  • Data 03.12.2006
  • Autor Mihael Kastrius
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqnr