1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rasti Navalny shkas për sanksione të reja të BE ndaj Rusisë

13 Tetor 2020

Ministrat e Jashtëm të BE-së vendosën sanksione ndaj Rusisë për shkak të helmimit të opozitarit Navalny. Por dialogu me Kremlinin lidhur me vatrat e tjera të krizave do të vazhdojë.

https://p.dw.com/p/3jpNt
Alexej Nawalny mit Frau und Sohn in Berlin
Fotografi: Instagram @Navalny/Reuters

Nisma gjermano-franceze pati sukses. Pas mbledhjes (12.10) në Luksemburg ministrat e jashtëm të BE-së vendosën të përgatisin sanksione kundër punonjësve të shërbimit sekret, që kanë pasur të bëjnë me helmimin e politikanit të opozitës Aleksej Navalni.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass dhe homologu i tij francez Jean-Yves Le Drain insistuan, që aktorët rusë të ndëshkohen për përdorimin e armëve kimike të ndaluara në nível ndërkombëtar.

Navalni në mes të gushtit u helmua me lëndën luftarake ruse të tipit Novitshok. Gjermania angazhohet në këtë ʕështje, sepse pas helmimit Navalni me ftesë të qeverisë gjermane u trajtua në Klinikën Univeristare të Berlinit Charité.

Deutschland Frankreich Bildkombo der beiden Außenminister Heiko Maas und Jean-Yves Le Drian
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas dhe ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian

Shkelje e rregullores së ndalimit të armëve kimike

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas e vlerësoi vendimin unanim në BE. „Besoj, se është jashtëzakonisht e rëndësishme, që ndaj një krimi të tillë, duke shkelur marrëveshjen për ndalimin e armëve kimike, BE-ja tregon vendosmëri sikurse e veproi sot". I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, nuk dëshironte të përmendte detaje, se kë kanë konkretisht në shënjestër sanksionet me kufizime udhëtimi apo bllokim të pasurive private. Ministrat e jashtëm të BE-së zgjatën afatin e sanskioneve të vendosura kundër funksionarëve rusë në kontekstin e sulmit ndaj agjentit të dyfishtë Sergej Skripal dhe vajzës së tij Julia në mars 2018 në Salisbury. Udhëheqja ruse përgënjeshtron të ketë lidhje me sulmet ndaj Navalnit dhe Skripalit.

Të vazhdojë bashkëpunimi me Rusinë

Diplomatët gjermanë në BE shpresojnë, që vendimi i fundit do ta zbusë edhe presionin ndaj qeverisë gjermane për ta ndërprerë projektin gjermano-rus të linjëgazjellëse Nordstream2 në Detin BAltik. Aleksej Navalni e pati kërkuar edhe këtë masë si sanskion.

Por qeveria gjermane i përmbahet qendrimit, se ky projekt ekonomik nuk ka të bëjë me helmimin e një opozitari. Parlamenti Europian, disa vende anëtare të BE-së si Polonia si dhe SHBA-ja kohë përpara rastit Navalni, patën kërkuar që të mos realizohet projekti Nordstream2.

I ngarkuari i BE-së Josep Borell tha, se nuk mund të reduktohet i gjithë botëkuptimi ndaj një ngjarjeje fatkeqe me Navalnin". BE-së do t'i duhet të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë, sepse Moska luan një rol të rëndësishëm në shumë konflikte. Shembulli i fundit është konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për eksklavën Berg Karabach. Natyrisht presidentët e Francës dhe të Rusisë, Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin, do të duhet të vazhdojnë të bisedojnë në të ashtuquajturin „Grupi i Minskut", për të gjetur një zgjidhje paqësore për Nargoni Karabachun.

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE