Rasti Litvinenko - Gjendet polonium 210 në Hamburg | Studimi në Gjermani | DW | 11.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Rasti Litvinenko - Gjendet polonium 210 në Hamburg

Shtypi gjerman komenton hetimet lidhur me helmimin e ish-agjentit rus Aleksandër Litvinenko. Prokuroria mendon, se ish-agjenti Dimtri Kovtun nuk është vetëm viktimë, por edhe autor

Shtëpia në Hamburg ku janë gjetur gjurmë plutoniumi

Shtëpia në Hamburg ku janë gjetur gjurmë plutoniumi

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" shkruan:

"Tani prokuroria në Hamburg është duke hetuar kundër "biznesmenit" Kovtun. Ky me sa duket ka sjellë polonium 210 nga Rusia në Gjermani dhe më pas e ka çuar atë në Britaninë e Madhe duke lënë mjaft gjurmë rezatuese. ... Por përse u zgjodh për vrasjen e Litvinenkos një metodë e pazakontë? ... Tani është e paqartë nëse Kovtun do të jetë në gjendje ta ndriçojë këtë terr."

"Nürnberger Nachrichten" shton:

"Të habit fakti se sa të shpenguar kanë vepruar rusët me lëndën vdekjeprurëse, sikur të kishim të bënim me ndonjë shnitcel. Mos kemi të bëjmë me vrasësin-007, apo me amatorë diletantë, që nuk e kanë pasur idenë, për atë që ndodhi me ta? Aq më tepër që Kovtun dhe shokët e tij gjoja ndodhen gjithashtu të sëmurë në një klinikë të Moskës. A kanë qenë vallë ata kukulla në duart e anonimëve të paskrupullt që kanë lëvizur fijet?"

Ndërsa për komentatorin e gazetës së Dyseldorfit "Westdeutssche Allgemeine" rasti është mëse i qartë:

"Kyçi i rastit Litvinenko ndodhet në Moskë. Hetimet i kryen Scotland Yard, sepse vrasja ka ndodhur në tokën britanike. Autoritetet ruse do të bënin mirë që të vinin në jetë gatishmërinë e shprehur për ndihmë. ... Që e vërteta të dalë në dritë kjo është edhe në interesin e Rusisë."

Gazeta e Maincit "Allgemeine Zeitung" mendon:

"Qysh nga vrasja deri tek vetvrasja asgjë s´mund të përjashtohet. Më e mundur se sa autorësia e trashë e Kremlinit ndërkohë duket të jetë varianti i një sulmi të qëllimshëm për dëmtimin e iamzhit të presidentit rus prej kundërshtarëve të brendshëm, ose prej rusëve të fuqishëm jashtë vendit."

Edhe e përditshmja "Dresdner Neusten Nachrichten" shtron pyetje lidhur me autorët dhe përgjigjet:

"E sigurtë është, se Litvinenko ka qenë i implikuar në biznese të errëta, përmes të cilave me presione ai donte të bënte shumë para. Viktima ndonëse ishte një kritik i presidentit rus Putin, ai nuk ishte për këtë arësye një figurë e pastër."

Ndërsa "Berliner Zeitung" analizon:

"Pavarësisht nga sqarimi i çështjes së fajit, afera Litvinenko do të vazhdojë të influencojë ndaj marrëdhënieve mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe si dhe të gjithë BE-së. Perëndimi ndryshe nga të gjitha deklarimet nuk e konsideron Putinin si një partner të besueshëm dhe Rusia nuk ka besim tek Perëndimi. Nëse çështja është, që secili të marrë pjesë reciprokisht në sipërmarrje të rëndësishme strategjike, dyshimet janë më të forta se sa ambicja për përfitime biznesi."

Sipas komentatorit të "Recklinghäuser Zeitung":

Rasti i Litvinenkos duhet t´u japë shkas politikanëve evropianë, që disa zhvillime politike në Kremlin t´i shohin me dyshim. Në Rusi luftohet për influencë dhe pushtet jo vetëm me mjetet e shtetit ligjor, por edhe me helm e me plumba."

Autori i komentit të gazetës së Kumbahut "Byerische Rundschau" heq një paralele me luftën e ftohtë:

"Aludimet për një person të tretë mund të kuptohen edhe kështu: Lufta e ftohtë ndonëse është tashmë histori, strukturat e fshehta të saj vazhdojnë të jetojnë. Edhe sot e kësaj dite ato si dikur depërtojnë në mes të zemrës së Kremlinit. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është rritur me shërbimet sekrete, këshilltarët më të afërt të tij e kanë gjithashtu prejardhjen nga skena e shërbimeve sekrete, vetëm prej kësaj mund të ketë mjaft material për teori të ndryshme komplotesh. Në këtë lloj arti rusët janë janë të njohur prej kohësh si mjeshtra të palodhur."

  • Data 11.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arma
  • Data 11.12.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arma