Rasti Bolton - Trumpi nuk duron kritika | Bota | DW | 12.09.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Rasti Bolton - Trumpi nuk duron kritika

Johln Bolton është i njohur si një mbështetës i denjë i teorisë së luftës. Me shkarkimin e tij nga posti i këshilltarit për siguri, Trumpi ka larguar nga Shtëpia e Bardhë një prej kritikëve të fundit të mbetur.

Ishte një tërheqje e pazakonshme e këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton, pas një viti e gjysmë në detyrë. I njohur si Skifteri, një politikan i ashpër i politikës së jashtme, i cili gjithmonë kërkonte hapur sulme ushtarake dhe, mbi të gjitha, kundërshtar i çdo forme diplomatike me kundërshtarët politikë.

Sado të ashpra që ishin pozicionet e tij, John Bolton ishte ai që qëndronte në rrugën e Presidentit Trump. Me largimin e tij, nga afërsia e Trumpit largohet tani edhe një tjetër zë kritik, i cili të zëvendësohet mbase, si shpesh më parë, me një besnik.

Ministri zëvendësohet në kohë rekorde

Ka qenë ministri i Drejtësisë Jeff Sessions, për shembull, i cili refuzoi të pushojë hetuesin e pakëndshëm special Robert Mueller dhe publikoi hetimet për përzierjen e Rusisë në fushatë parazgjedhore. Presidenti Trump e zëvendësoi atë me personin shumë më të pranueshëm për të William Barr, i cili shkaktoi tmerr tek demokratët, me interpretimin e tij aventuresk të raportit Mueller.

Sekretari i Mbrojtjes, veterani Jim Mattis, hodhi peshqirin, kur Trump publikoi vendimin për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria. Mattis konsiredohej si një nga zërat e fundit të arsyes në mesin e ministrave të Trumpit.

John Bolton nuk mund të quhet vërtet si zë i arsyes. Si një nga arkitektët e luftës në Irak në kohën e George Bushit, ai akuzohej si një nga personat që destabilizoi Lindjen e Mesme, me qëndrimet e tij. Kohët e fundit, ai vazhdimisht kërkonte një sulm ushtarak kundër Iranit. Edhe pse Bolton, ashtu si edhe Presidenti Trump, është një kundërshtar i multilateralizmit, ai konsiderohej si një kundërshtar i premtimit qendror të parazgjedhor të Donald Trumpit, se do ta mbajë SHBA-në jashtë krizave dhe konflikteve ndërkombëtare.

Bisedimet me talibanët

Por Bolton ishte një kritik i zëshëm i përkjekjeve të ngathta të Trumpit, i cili kërkonte negociata në nivel të barabartë me despotët ndërkombëtarë. Takimet pa rezultate të Trumpit me Kim Jong Un, kanë qenë për shembull, një storje suksesi për diktatorin koreanoverior. Edhe talibanët kanë qenë të gëzuar me ftesën për bisedime në Camp David, sepse atje do të kishin mundësinë të takohen me presidentë dhe kryeministra të nivelit të lartë.

John Bolton ishte halë në sy, i cili nuk mbështeste mjetet diplomatike për zgjidhjen e problemeve, në veçanti jo ato me talibanët radikalë. Largimi i John Boltonit mund të jetë një lajm i mirë ndoshta për diplomacinë amerikane dhe një shpresë për politikën ndaj Iranit. Por vendimi dëshmon se si sillet Donald Trump ndaj kritikëve, që i dalin në rrugë. Ai që nuk mbështet qëndrimet e Presidentit Trump - duhet të largohet.

 

Oliver Sallet