1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

071009 Rasmussen Afghanistan

8 Tetor 2009

Në mesin e debateve transatlantike për të ardhmen e strategjisë në Afganistan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen qëndron në këtë pozicion: Europianët duhet të dërgojnë më shumë trupa.

https://p.dw.com/p/K2GC
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.Fotografi: AP

Eshtë ende herët për të sjellë në tavolinë shifra konkrete, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, por mesazhi ishte megjithatë i qartë: NATO kërkon më shumë ndërhyrje në Afganistan.

Rasmussen tha: „Ne duhet tani të bëjmë më shumë, që në të ardhmen ne të kemi nevojë më pak për të bërë“.

Apeli nuk vjen rastësisht pikërisht tani. Mbështetja për ndërhyrjen e NATO-s në Afganistan ka rënë. Në Evropë do të ngrihet vazhdimisht zëri për përfundimin e ndërhyrjes. Edhe në SHBA është ndezur debati për një strategji të saktë: Edhe më shumë trupa se deri tani, apo më pak trupa, por më shumë operacione anti-terror me synim të përcaktuar?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tregon për këtë një pozicion të qartë:

“Reduktimi i trupave në Afganistan nuk shtrohet për diskutim”.

Kanadische Soldaten in Afghanistan
Ushtarë kanadezë në AfganistanFotografi: AP

Lidhur me këtë zevëndëspresidenti Joe Biden po përpiqet për një reduktim të trupave. Në vend që të luftohet kundër talibanëve dhe kryengritësve në një sipërfaqe të madhe, Biden kërkon që të koncentrohet në operacionet anti-terroriste kundër Al Kaidës dhe që ato të zhvillohen para së gjithash në zonat kufitare afgano-pakistaneze. Kundër kësaj teze është Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të forcave amerikane të NATO-s në Afganistan, Gjenerali Stanley McChrystal, i cili kërkon të shtojë në mënyrë massive trupat dhe të vijojë në mënyrë të vendosur luftën kundër talibanëve. Sekretari I Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen e mbështet këtë strategji.

Afghanistan Soldaten des 373 Batalions der Bundeswehr patroullieren in der afghanischen Hauptstadt Kabul
Ushtarë të Bundesverit në AfganistanFotografi: AP

“Në parim unë e mbështes këtë ide, që ngre Gjenerali McChrystal”.

Në të njëjtën kohë Rasmussen kërkon para së gjithash nga europianët që të angazhohen më tepër në Afganistan. Amerikanët duhet të kuptojnë që Aleanca ju rri pranë në kohë të vështira:

„Duhet të ketë edhe më tej një balancë e ndershme mes asaj çfarë kontributi jep SHBA-ja dhe asaj çfarë kryejnë evropianët“.

Apeli nuk vjen rastësisht tani. Tek NATO ekziston droja se Presidenti Obama mund të parashikojë që të shtojë trupat amerikane në Afganistan. Ministri amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, gjatë ditëve të kaluara kishte kritikuar aleatët e SHBA-së brënda NATO-s dhe kishte kërkuar më shumë përkrahje.

“Talibanët kanë epërsi në kohë, sepse ne dhe aleatët tanë janë të paaftë të vënë në dispozicion trupa të mjaftueshme„

Nëse Obama dërgon më shumë trupa për në Afganistan ose jo, kjo vendoset në ditët në vijim. Në NATO shpresojne dhe presin që europianët të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Autor: Michael Gëtschenberg/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica