Raporti i Komisionit Juridik të KE sjell rezultatet e para për fluturimet e CIA-s në Evropë | Evropa | DW | 13.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Raporti i Komisionit Juridik të KE sjell rezultatet e para për fluturimet e CIA-s në Evropë

Juristi zviceran Dick Marty paraqiti dje (13.12) para Komisionit Juridik të KE raportin e tij të parë. Sipas të dhënave të tij janë shtuar dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut nga CIA, me pjesëmarrjen ose durimin e qeverive dhe autoriteteve evropiane.

Një "Sherlok Holmes me lupë" ai nuk është, tërheq vëmendjen Dik Marti, kryehetues i Këshillit të Evropës për aferën e CIA-s. Në Paris ai hapi siparin e punës së tij njëmujore hetimore. "Nëse në këtë rast flitet për një procedurë hetimore, atëherë duhet të bëhet e qartë se nuk kemi në dorë mjete të vërteta për këtë punë. Kemi vetëm autoritetin moral të Këshillit të Evropës dhe të Asamblesë së tij Parlamentare me 46 shtete anëtare."

Këta deputetë tani aktivizohen në vendet e tyre. Angazhohen komisione hetimore dhe Dick Marty përgatit një katalog pyetjesh, të cilit qeveritë duhet t'i përgjigjen në bazë të së vërtetës. Të gjithë ato shtete që kanë nënshkruar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Por që tani Dick Marty ka mbledhur të dhëna. Ai ka pasur kontakte me persona, që kanë mundësi të shfrytëzojnë burime konfidenciale. Në bazë të këtyre të dhënave, akuzat mund të konfirmohen. Por dëshmi në kuptimin juridik nuk ka, tha Marty.

Se sa të dyshuar potencialë për terrorizëm ka mundur të arrestojë përkohësisht CIA dhe t'i kalojë nëpër territorin evropian, hetuesi nuk deshi të precizonte. Bëhet fjalë për raste të vecanta, tha ai. Ai pret edhe më tej përgjigjet e autoriteteve të fluturimit dhe të përgjimit satelitor evropian, për të kontrolluar fluturime të caktuara. CIA besohet se ka ngarkuar me transporte sipërmarrje të tjera, thotë Marti. Por një gjë ai donte megjithatë të qartë: "Ne nuk dyshojmë aspak në nevojën, për të luftuar me të gjithë forcën terrorizmin, por ne nuk jemi dakord me mjetet." Të rrëmbesh njerëzit dhe t'i mbash ata në arrest pa asnjë kontroll juridik, kjo është jo vetëm e papranueshme, por edhe kundraproduktive. Një gjë e tillë në Evropë nuk duhet të ekzistojë, tha Marty.

Deri tani, të krijohet përshtypja se jo të gjitha qeveritë bashkëpunojnë njësoj një sqarimin e paqartësive. Ministrja e jashtme amerikane, Kondolisa Rajs ka deklaruar se Uashingtoni nuk e ka shkelur sovranitetin e shteteve evropiane. Kjo do të thotë me fjalë të tjera, tha Marty se duhet pritur bashkëpunimi ose të paktën një lloj pasiviteti i disa shteteve të vecanta, mbi territoret e të cilave u zhvilluan aksionet e CIA-s. Ai mendon se qytetarët kanë të drejtë të mësojnë se cfarë ka ndodhur.

  • Data 13.12.2005
  • Autor Stefanie Markert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCb
  • Data 13.12.2005
  • Autor Stefanie Markert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCb