Raport për gabimet në mbrojtjen nga katastrofat në USA | Bota | DW | 28.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Raport për gabimet në mbrojtjen nga katastrofat në USA

Rreth 6 muaj pas uraganit Katrina, të enjten e kaluar edhe Shtëpia e Bardhë paraqiti një raport për gabimet në mbrojtjen nga katastrofa. Në të ardhmen garda kombëtare dhe ushtria do të luajnë një rol më të madh në kapërcimin e katastrofave.

Nju Orlins gjashtë muaj pas Katrinës

Nju Orlins gjashtë muaj pas Katrinës

Në raportin prej 228 faqesh, i ngarkuari për mbrojtjen e atdheut i Shtëpisë së Bardhë, Frances Townsend propozon ndryshime në 11 sektorë, në mënyrë që angazhimi për katastrofën të funksionojë më mirë që me sezonin e ri të uraganëve, më 1 gusht. Propozimi qendror për reformën: detyrat të ndahen në më shumë supe dhe të bëhet një koordinim më i mirë:

"Ajo për të cilën kemi nevojë është një sistem, i cili t'i transportojë informacionet dhe nevojat e njerëzve në rajonin e prekur nga katastrofa tek vendimmarrësi. Dhe ky është ministri për mbrojtjen (civile) të atdheut, Majkëll Certoff"

Këtë person kishte kritikuar rëndë për sjelljen e tij raporti i hartuar javën e kaluar nga republikanët. Midis të tjerash, ministrin e akuzojnë se ka qenë i informuar keq dhe se ka reaguar me vonesë dhe jo i vendosur. Por raportuesja e Shtëpisë së Bardhë e mori shprehimisht në mbrojtje Certofin.

"Ministri Certof gëzon besimin e presidentit. Ai ka qenë një partner me vlerë për punën tonë..."

Se do të mësohet nga gabimet, premtoi edhe presidenti Xhorxh Bush, i cili e diskutoi të enjten në mëngjes raportin me ekipin e tij:

"Ne do të mësojmë nga gabimet e së kaluarës, për ta mbrojtur më mirë në të ardhmen popullin amerikan. Raporti na ndihmon të planifikojmë më mirë në të ardhmen për t'u mbrojtur nga katastrofat. Ndërkohë ne do të vazhdojmë të ofrojmë edhe më tej ndihmë fleksible rindërtimi për shtetet e prekura Luiziana dhe Misisipi."

Në propozimet konkrete të raportit bën pjesë një angazhim më i madh i ushtrisë amerikane në raste katastrofash. Pentagoni do të përfshihet më fort në planifikim dhe do të ngarkojë një zyrtar të lartë me organizimin e angazhimit të ushtarëve në zonën e krizës. Me miratimin e ministrisë së mbrojtjes së atdheut, e cila koordinon deri tani ndihmën për raste katastrofash dhe miratimin e guvernatorëve të shteteve të prekura ushtria në të ardhmen mund të drejtojë edhe angazhimin e forcave në zonat e prekura.

Gjatë përmbytjeve në Nju Orlins dhe në zonat fqinj u angazhuan përkohësisht deri në 20 mijë rezervistë të Gardës Nacionale dhe të Ushtrisë Amerikane. Guvernatorja e Luizianës, Katlin Blanko megjithatë e kundërshtoi marrjen përsipër të komandës mbi forcat e ndihmës nga ushtria.

Uragani Katrina kërkoi në fund të gushtit në Nju Orlins dhe në Bregdetin e Misisipit mbi 1300 jetë njerëzish. Për 2400 persona nuk ka ende të dhëna se ku ndodhen.

  • Data 28.02.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMJ
  • Data 28.02.2006
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArMJ
Reklamë