1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ramush Haradinaj: "Vetëm përsëritje"

Bahri Cani*
1 Shkurt 2017

Në Colmar përfundoi seanca, në të cilën Ramush Haradinajt i është dorëzuar lënda për çfarë atë e akuzojnë në Serbi.

https://p.dw.com/p/2Wn1P
Frankreich Kosovarischer Ex-Regierungsschef Haradinaj festgenommen
Fotografi: picture alliance/dpa/AP Photo/J. F. Badias

Pala serbe ka pohuar disa herë se ata kanë dërguar tek autoritetet franceze dëshmi të reja për krimet e një prej ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj. Dëshmitë e palës serbe janë formuluar në një aktuakuzë, me të cilën Serbia kërkon ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Në informacionet nga Beogradit thuhet se ata kanë të dhëna për krimet pas përfundimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, por pa i bërë publike këto të dhëna.

"Asgjë e re"

Pas seancës së mbajtur në Colmar (01.02), avokati i Haradinajt, Arianit Koci, bëri të ditur,  se ndërkohë ka përfunduar seanca kundër liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas tij, "lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar Haradinaj dhe mbrotjes”.

Në një deklaratë ekskluzive për Deutsche Welle-n, edhe vet Haradinaj pohon se "e gjithë materia ësthë e njohur edhe nga gjykimi në Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavi". "Të gjitha janë vetëm përsëritje", thotë Haradinaj. Deri tani nuk kemi mundur të sigurojmë detajet e aktakuzës.

Sipas ekspertëve gjermanë, Haradinaj mund të ekstradohet në Serbi, vetëm nëse në aktakuzë ka dëshmi për krime të tjera, të cilat nuk janë trajtuar në Gjykatën e Hagës, ku ai dy herë është liruar ndaj akuzave për krime lufte.

Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese kundër Ramush Haradinajt do të mbahet më 9 Shkurt 2017.