Ramush Haradinaj sot udhëton për në Hagë | Ballkani | DW | 23.07.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Ramush Haradinaj sot udhëton për në Hagë

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje Ramush Haradinaj, zyrtarisht i njoftoi krerët e institucioneve e partive politike për dorëheqjen e tij, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Haradinaj niset për në Hagë.

Kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një letre i njoftoi zyrtarisht krerët e institucioneve qendrore dhe shefat e grupeve parlamentare me vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës. Burimet e Kryeministrisë e kanë konfirmuar për Deutsche Wellen se Ramush Haradinaj do të udhëtojë të martën për në Hagë, për t'iu përgjigjur ftesës nga hetuesit e Tribunalit në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte në Kosovë. Ndërkohë për në Hagë ka udhëtuar edhe ish-zëdhënësi i UÇK, Jakup Krasniqi, i cili po ashtu është ftuar për intervistim.

Dorëheqja e papritur dhe zgjedhjet

Ramush Haradinaj të premten dorëheqjen e tij të parevokueshme e bëri publike vetëm përmes medieve, pasi mori ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim. Dorëheqja e tij e papritur i zuri në befasi edhe vet partnerët e koalicionit me të cilët qeverisi për dy vjetë. Dorëheqja e Ramush Haradinajt u hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme, që tash po mbështeten nga të gjitha partitë politike të cilat menjëherë kanë filluar përgatitjet për këtë proces. Në letrën zyrtare të dorëheqjes Haradinaj kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

"Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t'i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, thotë në letrën e tij të dorëheqjes Ramush Haradinajt.

Vendimi në duart e presidentit

Jakup Krasniqi Kosovo (DW)

Për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme vendimin duhet ta merr presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas konsultimit me partitë politike parlamentare. Mirëpo, deri tash, presidenti nuk ka njoftuar të ketë filluar konsultimet me partitë politike parlamentare, ndonëse secila nga partitë, përfshirë këtu edhe kryeministrin në dorëheqje, i kërkuan presidentit që brenda afateve ligjore të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Por, si duhet të rrjedhë procedura deri në vendimin e presidentit për zgjedhje të parakohshme, pas dorëheqjes së kryeministrit?

Procedurat

Analisti politik Blerim Burjani, i tha DW-së se nuk mund të organizohen zgjedhje të parakohshme, përderisa koalicioni parazgjedhor PAN (PDK-AAK-Nisma) që deri tash udhëheqnin me qeverinë, të deklarohet njëzëri që heqin dorë nga mandatet.

"Nuk mund të caktohen zgjedhjet e jashtëzakonshme pa heq dorë nga mandati i lënë në gjysmë koalicioni PAN. Së pari duhet të deklarohet PAN-i a deshiron të propozojë në proceduren 60 ditore mandatar për kryeminsitër të ri a jo. Nëse një subjekt politik si AAK nuk deshiron të jetë pjesë e koalicionit, PDK dhe NISMA duhet të hulumtojnë një partner të ri qeverisës. Nëse PDK dhe NISMA si trashigimtare të PAN-it pajtohen të shkojnë në zgjedhje, atëherë duhet presidenti t'i ftojë dhe të deklarohen se duan zgjedhje dhe se heqin dorë nga mandati aktual qeverisës. Në seancën tjetër të radhës presidenti duhet të ftojë serish krerët e partive politike të kuvendit dhe cakton datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thotë Blerim Burjani.

Njohësit e rrethanave politike thonë se parlamenti mund të mblidhet dhe me dy të tretat e votave nga 120 deputet dhe ta shpërbëjë vetvetën. E në këtë rast presidenti fare thjeshtë mund ta shpallë datën e zgjedhjeve. Sidoqoftë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), thotë se është gati për të organizuar zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, ndonëse ky mekanizëm po funksionon vetëm me 9 anëtarë nga 11 sa duhet t'i ketë. Dy anëtarë të koalicionit PAN, akoma nuk janë emëruar nga presidenti. Ekspertët thonë se KQZ e ka kuoruimin e mjaftueshëm për organizimjin e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.