Rama takon kancelaren Merkel | Ballkani | DW | 29.04.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Rama takon kancelaren Merkel

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale te Gjermanisë Angela Merkel.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale te Gjermanisë Angela Merkel. Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj. Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren Merkel për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua sot edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Edhe pse perspektiva evropiane konsiderohet si motori kryesor i gatishmërisë së këtyre vendeve për kompromis dhe reforma, zgjerimi i BE-së nuk është temë bisede në Berlin. Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.

Megjithëse Merkel shihet si mbështetëse e çeljes së negociatave, ajo megjithatë nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut. Siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për arsye teknike të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë DW-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.