Rajs në Pekin | Bota | DW | 09.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Rajs në Pekin

Diplomacia aktuale e Lindjes së Largët duket se po lëviz sërish në cështjen e programit atomik të Koresë së Veriut. Kështu, ministrja amerikane e punëve të jashtme, Kondolisa Rajs mbërrin sot në Pekin, por njëkohësisht me këtë një delegacion partiak kinez ka shkuar për një vizitë në Korenë e Veriut.

Kondolisa Rajs

Kondolisa Rajs

Ashtu si në vizitën e saj të parë në Pekin në mars të këtij viti, edhe këtë herë, vazhdimi i bisedimeve atomike me Korenë e Veriut do të jetë çështja më e rëndësishme e ministres së jashtme amerikane Kondolisa Rajs në bisedat me udhëheqjen më të lartë të Kinës.

Kina është mikpritëse e të ashtuquajturave bisedime gjashtëpalëshe, ku marin pjesë SHBA, Koreja e Veriut dhe e Jugut, si dhe Rusia, Japonia dhe Republika Popullore e Kinës. Synim i bisedimeve gjashtëpalëshe është arritja e një gadishulli koreaonoverior pa armë atomike.Por që prej vitit të kaluar, negociatat janë bllokuar. Koreja e Veriut i akuzon SHBA se mbajnë ndaj saj një qëndrim armiqësor dhe pa respekt. SHBA kërkojnë nga Pheniani që të paraqesë listën e të gjitha uzinave atomike dhe të lejojë inspektimin e tyre.

Si përpunimi i plutonit, ashtu edhe pasurimi i uranit, sipas SHBA duhet të marrin fund. Regjimi i Koresë së Veriut pranon vetëm një bllokim të testeve atomike.Vizita e re e ministres së jashtme amerikane Kondolisa Rajs të lë të kuptosh se nuk përjashtohet një raund i katërt i bisedimeve gjashtëpalëshe këtë verë.

Muajin e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Il i deklaroi Koresë së Jugut se vendi i tij është i gatshëm t'u rikthehet bisedimeve atomike. Marrëdhëniet midis vendit mikpritës të bisedimeve gjashtëpalëshe, Kinës dhe SHBA janë të tensionuara që prej muajit mars. Atëherë, qeveria e Pekinit miratoi të ashtuquajturin ligj kundër shkëputjes, i cili i jep të drejtë Kinës për një goditje ushtarake ndaj Tajvanit të mbrojtur nga SHBA, nëse ky ishull shpall pavarësinë.Vec kësaj, SHBA e akuzojnë Kinën se nuk ushtron sa duhet presion ndaj Koresë së Veriut.

Nga Republika Popullore e Kinës, Koreja e Veriut merr mbështetjen më të madhe ekonomike. Në bazë të vlerësimeve, në Korenë e Veriut rreth 6 milionë vetë vuajnë nga uria.Qeveria e Pekinit u sinjalizoi SHBA se Kina përpiqet për një zgjidhje të krizës bërthamore. Por shumë presion ndaj regjimit të Phenianit mund të conte në një ndërprerje të marrëdhënieve dhe të rrezikonte stabilitetin në të gjithë rajonin.

Të dielën, ministrja e jashtme amerikane do të largohet sërish nga Pekini. Pak pas kësaj, një delegacion kinez do të udhëtojë për bisedime në Korenë e Veriut, bëri të ditur qeveria e Pekinit. Besohet se Pekini do të ketë në valixhe një mesazh të qeverisë amerikane ndaj Koresë së Veriut.

  • Data 09.07.2005
  • Autor Petra Aldenrath
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOl
  • Data 09.07.2005
  • Autor Petra Aldenrath
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOl
Reklamë