Rajs do të bisedojë në Gjermani edhe për Kosovën | Ballkani | DW | 16.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Rajs do të bisedojë në Gjermani edhe për Kosovën

MInistria e Jashtme Gjermane: Jemi në dialog të hapur me Serbinë dhe e shpërblejmë atë sa herë që bën lëshime dhe një politikë të orientuar nga Evropa

Steinmeier dhe Rice në Uashington

Steinmeier dhe Rice në Uashington

Ministrja e jashtme amerikane, Kondolisa Rajs, do të vijë për një vizitë në Berlin mbas udhëtimit që po zhvillon në Lindjen e Mesme. Të enjten ajo pritet të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel. Rajs ka ndër mend të bisedojë me Merkelin për nxitjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe riaktivizimin e të ashtuquajturit "Kuartet të Lindjes". Por zëdhënësi i qeverisë gjermane Ulrich Wilhelm, i tha sot Dojçe Veles, se nuk e përjashton mundësinë që në takimin e dy politikaneve të bisedohet edhe për Kosovën.

Problemi i Kosovës do të jetë gjithësesi temë e bisedës së Rajsit me ministrin gjerman të punëve të jashtme, Frank Valter Steinmeier, siç do të plotësonte, zëdhënësi i tij, Martin Jäger: "Sigurisht që Kosova do të zërë vend në bisedën e ministrit të jashtëm me ministren Rajs, pasi tani ndodhemi në një fazë shumë të rëndësishme në prag të zjedhjeve në Serbi dhe propozimit të Ahtisaarit."

Jäger nënvizoi edhe një herë, se Bashkimi Evropian është i interesuar që në Serbi të dalin fitues forcat demokratike: "Ne po përpiqemi të jemi të hapur dhe të zhvillojmë biseda konstruktive me Serbinë dhe e shpërblejmë atë sa herë që bën lëshime dhe zhvillon një politikë të orientuar nga Evropa," - tha Jäger. Si shembull për këtë mbështetje ai përmendi vendimin e samitit të Natos në Rigë për ta ftuar Serbinë në programin "Partneritet për Paqe". Takimi mes dy shefave të diplomacisë Steinmeier Rajs do të zhvillohet të mërkurën pasdite.

Po të mërkurën, Kosova dhe angazhimi evropian në të do të jetë temë bisede e takimi të ministrit gjerman të mbrojtjes Franc Jozef Jung dhe shefit të diplomacisë së BE-së, Havier Solana. Sipas ministrisë gjermane të mbrojtjes në takimin që do të zhvillohet në Bruksel do të trajtohen mes të tjerash kapacitetet e BE-së në politikën e mbrojtjes dhe sigurisë, e ardhmja e misionit policor në Kosovë, si edhe bashkëpunimi me organizatat partnere si OKB-në dhe NATO-n.

  • Data 16.01.2007
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZe
  • Data 16.01.2007
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZe
Reklamë