Radio Tirana dhe Radio Kosova fituese të Festivalit të Neumit | Ballkani | DW | 23.11.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Radio Tirana dhe Radio Kosova fituese të Festivalit të Neumit

Në Neum të Bosnjë e Herzegovinës përfundoi Radio Festivali i Tretë Rajonal "Zëri si nxitje e kreativitetit-Neumi 2007". Prej këtij fetivali, Radio Tirana dhe Radio Kosova u kthyen me Çmime Speciale.

Radio Televizioni i Sarajevës

Radio Televizioni i Sarajevës

"Natyra na thotë: J i e mençur nëse deshiron. Por, të jesh e nderuar është thelbësore!"

Dhe ky nder, kësaj radhe u takoi dy radiove publike shqiptare, Radio Tiranës dhe Radio Kosovës. "Sepse misioni i gazetarit, fundja, është ky: që përmes zërit të përcjellë ndjesi dhe emocion, e çka është më e rëndësishmja, vërtetësi. Gjithçka që prek realitetin! - thotë autorja Ermenita Njuma, drejtoreshë e programit të Radio Tiranës, e cila me "Rrëfimin për të riatdhesuarit e Kosovës" fitoi Çmimin Special të Radio Festivalit Rajonal "Zëri si nxitje e kreativitetit - Neumi 2007", për të shtuar se: "Ky shpërblim vjen jo vetëm për elementët që bart reportazhi, por edhe për misionin që mori përsipër të përcillte, sepse ai mbyllet me një fjali shumë të madhe : "Mirë se të gjejmë të lirë, Kosovë"! Dhe kjo don të thotë shumë! Kjo emociononte jo vetëm para tetë vjetësh, por edhe në këtë prag kur ne presim statusin e Kosovës…". "Mëngjesi dhe mbrëmja… Ikja dhe kthimi, jane ndalur në pritje të çastit fatlum! Koha rend për të nesërmen, dhe e ardhmja e dëshëruar formësohet në një ngrehinë ku të gjithë duan të mbërrinë, për të thënë : "Mirë se të gjejmë të lirë, Kosovë!"(Radio Tirana,reportazhi fitues).

"Komisioni e vlerësoi si shembull se si punohet një rëportazh"-përsërit vlerësimin e jurisë profesionale, Dhurata Kaba, redaktore në Radio Kosovë.

Drejtoresha e Radio Festivalit të Tretë Rajonal "Zëri si nxitje e kreativitetit - Neumi 2007", z. Borka Rudiç, sjell opinonin e saj: "Jam shumë e kënaqur për faktin se, kësaj radhe kanë marrë pjesë rreth 40 radio lokale nga i gjithë rajoni, dy fakultete dhe 2 shkolla gazetarie, një Institut për Media dhe mbi 100 gazetarë, përfaqësues të radiostacioneve, ekspertë të medias si dhe të tjerë që janë të interesuar për radion, si medium. Por, jam e kënaqur poashtu edhe me kualitetin e produksionit të prezantuar në këtë festival, sidomos me punimet që kanë ardhur nga radiot shqiptare, të cilat me kualitetin e tyre janë futur në mesin e punimeve të shpërblyera nga juria".

Suada Axhanel, organizatore e Shoqatës së Radiostacioneve Lokale të Evropës Juglindore, Alter Media: "Radiostacionet nga Kosova dhe Shqipëria kanë lënë një përshtypje te juria, si radiostacione profesionale. Ato u prezantuan me materiale shumë të mira, të cilat në fund edhe u shpërblyen me çmime speziale. Dua të përmend materialin e Radio Kosovës, të autores A. B., të cilën juria e vlerësoi si shumë interesante. Këtu, autorja ka shfrytëzuar festën e 1 majit që ta trajtojë temën për turzimin, që ishte një e papritur! Pra, ajo, në kuadër të Ditës Ndërkombtare të Punës, i njofton qytetarët me të gjitha ato që ofron kjo pjesë e Deçanit".

"Është 1 maji, Dita Ndërkombtare e Punës. Moti është i vranët dhe në çdo çast pritet të bie shi. Por, kjo nuk i pengon vizitorët nga mbarë Kosova, që të drejtohen kah grykat magjepsëse të Dukagjinit…."(rep.Radio Kosova).

Dhurata Kaba, kali jetën në gazetari, prandaj e njeh mirë ndjenjën gazetarit të shpërblyer: "Kënaqësia më e madhe për një gazetar është, kur bën diçka dhe të tjerët ta vlerësojnë mirë. Sepse, gazetaria është art, madje do të thosha, më e madhja e arteve!"

"Dhe dita vazhdon me moton e njëjtë, qetë e heshtur, jashtë halleve të përditshmërisë, sikur të gjithë të donin të ndalonin kohën për një çast. Valët e vizitorëve përshkojne grykën magjepsëse të Decanit, duke shijuar këtë çast gëzimi i cili ka filluar që në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në orët e vona, sigurisht…"(Reportazhi,Radio Kosova).

  • Data 23.11.2007
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/CSSo
  • Data 23.11.2007
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/CSSo