Rënie e numrit të të papunëve - Shtohen firmat private individuale në Gjermani | Gjermania | DW | 06.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Rënie e numrit të të papunëve - Shtohen firmat private individuale në Gjermani

Në qershor në Gjermani numri i të papunëve shënon një ulje të lehtë 4,2 milionë, rreth 25.000 më pak të papunë krahasuar me të njëjtën përiudhë të vitit të kaluar. Në këtë mënyrë kuota e papunësisë aktaulisht është 10,2%. Arësyeja e uljes së të papunëve ka të bëjë me faktin që në Gjermani gjithnjë e më shumë njerëz krijojnë sipërmarrje private. Që nga viti 1998 nuk ka pasur kaq shumë regjistrime firmash sa këtë vit.

Nëse bisedon me personat që kanë krijuar firma individuale, se cilat janë avantazhet dhe reziqet e një sipërmarrjeje të tillë, ata thonë, se ndonëse ky është një aktivitet tërheqës të ardhurat nuk janë të sigurta. Njëra prej tyre është Pegi Ritmyler: "Sa i përket kënaqësisë kjo është e madhe. Mund të them se tani bëj si të dua dhe nuk kam nevojë t´i marr leje ndokujt, unë mund të kem idetë e mia dhe përpiqem t´i realizoj vetë ato. Po sa u financave, tani për tani situata nuk është aq komode."

39 vjecarja Pegi Ritmyler që prej një viti ka hapur në Berlin një klinikë konsulence për mënyrën e të ushqyerit. Pasi humbi vendin e punës si infermiere, për të krijimi i firmës private ishte alternativa e vetme. Ajo nuk është penduar për hapin që ka ndërmarrë, ndonëse pa ndihmën e të tjerëve ajo nuk do t´ia kishte dalë dot mbanë: "Nëse nuk do të isha e martuar me siguri që do të vdisja nga uria. Por në kushtet në të cilat e nisa unë aktivitetin do ta provoja sërish një hap të tillë. Kushti kryesor është që jam e martuar. Pra kam dikë që financon për strehimin dhe ushqimin."

Një situatë të ngjashme ka edhe nëpunësja berlineze Kornelia Bergamn. Për vite me radhë ajo ka qenë e punësuar në një ndërmarrje informatike, por vendi u shkurtua. Për ë gjtiha aplikimet që bëri ajo gjatë periudhës së papunësisë mori përgjigje negative. Por ajo edhe pse nënë me dy fëmijë nuk dëshironte të mbetej shtëpiake, ndaj vendosi të hapë firmën e saj. Sot 41 vjecarja punon që nga shtëpia duke dhënë kosnulencë për deklarimin e tatimeve: "Gjashtë muajt e parë puna më ecte në mënyrë të calë dhe e pata shumë të vështirë. Por me kalimin e kohës kam fituar edhe rezonancë. Mund të them, se kam krijuar një farë klientele. Pra ndërsa vitin e parë pata vetëm tre klientë dhe qe e vështrië, tani kam arritur të paktën të siguroj të ardhrua për të shlyer qeranë e shtëpisë apo të përballoj edhe shpenzime të tjera."

Gati 11.500 firma janë krijuar vetëm në Berlin gjatë tremujorit të parë të këtij viti, këto janë 15% më shumë se në fillim të një viti më parë. Gjithsej në Gjermani numri i firmave individuale të regjistruara është rritur vitin e kaluar me 10% duke shënuar 810.000 syresh.

Bumi i sipërmarrjeve të tilla të vogla sipas ekspertëve ka të bëjë me subvencionet që jep shteti për të papunët që kanë iniciativë private. Cilido që është i papunë dhe merr asistencë sociale ka të drejtë të aplikojë për hapjen e një firme private. Por subvencioni i shtetit nuk mund të garantohet për një afat të gjatë, vë në dukje Sasha Monat, anëtar i shoqatës së sipërmarrësve privatë: "Natyrisht që mbështetja financiare është ndihmë e madhe. Kushdo që ka ndërmend të hapë një firmë private duhet ta marrë parasysh që dy tre vitet e para duhet të punojë dyfishin krahasuar me punët e kontraktuara në sektorin privat apo në atë shtetëror. Si sipërmarrës individual nuk ke as pretendim për leje të paguar apo për rrogën e 13 e të tilla favore të tjera. Nga ana tjetër nëse nuk ndërmerr një hap individual si i papaunë nuk ke alternativë. E pra kushdo që hap një aktivitet privat me mbështetjen fillestare nga shteti, pas tre vjetëve është i detyruar të punojë privatisht dhe pa asnjë subvencion."

Ajo që është më e rëndësishmja për një firmë private individuale është ideja për biznesin. Kësaj i shtohet edhe angazhimi me një kapacitet mbi mesataren e të punësuarve si dhe gatishmëria për të marrë parasysh rezikun për humbje, thekson Sasha Monat. Ai që do të punojë i pavarur duhet të ketë një orientim krejtësisht tjetër: "Duhet punuar me disiplinë të jashtëzakonshme, sepse askush nuk e bën punën tënde. Askush nuk të thotë, se ku dhe për cafrë duhet të kesh kujdes. Si sipërmarrës individual të duhet të jesh në zyrë në mëngjes që në orën 6 dhe në mbrëmje deri në mesnatë. Si i pavarur je vet përgjegjës për xhiron e bërë dhe të ardhurat si dhe për tërheqjen e klientelës."

Ndërkohë që këto ritme pune për Pegi Ritmylerin dhe Kornelia Bergamin janë bërë të zakonshme. Që të dyja sipërmarrëset individuale duan të vazhdojnë kështu, edhe pse deri më sot ato nuk mund ta parashikojnë, nëse ia ka vlejtur kjo sipërmarrje. Megjtihatë ato mjaft plane për të ardhmen: "Endrra ime është që ta zgjeroj aktivitetin e klinikës së konsulencës të kaloj në një ambjent më të madh e madje të hapë edhe ndonjë të dytë", thotë Pegi Ritmyler. "Qëllimi im është që një ditë të mos puunoj në shtëpi, por në zyrën time. Këtë pra i kam vënë qëllim vetes tani për tani, por të shohim", vë në dukje Kornelia Bergman.

  • Data 06.07.2004
  • Autor Andrea Kolbe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6H
  • Data 06.07.2004
  • Autor Andrea Kolbe
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6H