1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qëndrimet e Sllovakisë dhe Çekisë ndaj Serbisë / Minoriteti maqedonas në Shqipëri / Minoriteti malazez në Shqipëri

Esat Ahmeti25 Qershor 2011
https://p.dw.com/p/11jOQ

1. Sllovakia i bën thirrje Bashkimit Evropian që të njohë dhe t'i japë përgjigjen e duhur përparimeve të Serbisë në proceset eurointegruese. Ajo pret që Serbia të fitojë statusin e kandidatit qysh këtë vit. Ndërsa Çekia është më e kujdesshme dhe përsërit se brenda BE-së po vazhdojnë ende konsultimet... Marina Maksimoviq informon nga Brukseli.

2. Minoriteti maqedonas në zonën e Prespës ruan dhe kultivon gjuhën maqedonase dhe traditat e tij kulturore si vlera të bashkëjetesës me shumicën shqiptare dhe pakicat e tjera etnike. Por emigrimi i rinisë për shkak të papunësisë rrezikon humbjen e gjuhës dhe këtyre traditave. Por një nismë e minoritetit maqedonas të Presës për të patur hapësirë në median elektronike synyn t’I presë udhën këtij rreziku. Korrespondentja jonë Ani Ruci vizitoi minoritetin maqedonas në zonën e Prespës dhe sjell për ju reportazhin në vijim.

3. Të drejtat e minoriteteve dhe pakicave kombëtare, edhe pse herë pas here kanë qënë në qëndër të vëmëndjes së shtetit shqiptar në rajonin verior të vëndit, nuk shihen si njëlloj si për pjesën tjetër të popullatës. Minoriteti malazez me rreth 30 mijë banorë të vendosur në Shkodër dhe në disa fshatra të Malësisë së Madhe deri në afërsi të kufirit, megjithëse integruar natyrshëm në shoqërinë shqiptare, ka pretendimet e veta modeste, si arsimimin në gjuhën amtare dhe rikthimin e mbiemrave tradicionalë familjeve minoritare. Leke Plani informon.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë

Zbulo më shumë