Qyteti i vogël gjerman, Steinach, nxjerr në ankandin e internetit borën | Gjermania | DW | 13.03.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qyteti i vogël gjerman, Steinach, nxjerr në ankandin e internetit borën

Borë, borë dhe vetëm borë, disa pjesë të Gjermanisë, sidomos në Jug dhe në Lindje kanë patur ditët e fundit shumë më tepër borë, se ç´do të kishin dëshiruar njerëzit

default

Qyteti i vogël Steinach në Thüringer Wald që nga dita e mërkurë nga gjendja e vështirë e borës do të nxjerrë përfitime. Ky qytet në internet nxjerr në ankand dëborën e tij.

Prej saj ka në Steinach sa të duash dhe shumë më tepër se ç´do të dëshironte qyteti."Dëborë kemi mjaft dhe nuk dimë se ku ta çojmë." thotë kryetarja e bashkisë së Steinbachut, Maria Greiner. Dëbora u vjen për shtat Steinahasve për arenën e tyre të skive. Por këtë dimër dëbora është 1,30 m e lartë, ari i bardhë po bëhet kthehet gradualisht në barrë. "Ne e dimë, se si qëndron puna me gjendjen financiare në komuna dhe ne tani jemi përpjekur të tregojmë, se mund të ndihmojmë vetveten."

Falë adresës së interneti për nxjerrjet në ankand Ebay, që prej të mërkurës qyteti lavdëron borën e vet në gjithsej tetë shpallje. Ajo është e bardhë, e lehtë, pa kurrfarë gjurmësh përdorimi, e freskët nga lartësitë dhe pa fund. "Nxirren aq shumë gjëra në ankand. Tani mund ta provosh një herë me dëborën." Në se është dëbora nga tregu, apo dëborë biologjike nga mali, për çdo lloj gustoje ka diçka të veçantë. Transportimi për fat të keq nuk është i mundur, sepse ai do të kishte qenë e vështirë.

Steinachasit kanë mendime të ndryshme për aksionin e kryetares së bashkisë së tyre. "Ky është budallallëku më i madh, që ekziston. Përse? Sepse kudo ka sa të duash dëborë." Po këtë duhet ta bëjnë është në rregull. "Kjo është shumë gjë e mirë. Kemi sa të duam. Më duket shumë mirë. Duhet terhequr një herë vemendja për këtu, sepse përndryshe këtu nuk ndodh asgjë." Askush nuk beson se për dëborën mund të japë dikush para. "Jo, besoj se njerëzit nuk duan. Nuk besoj se do të ketë sukses."
Por kryetarja e bashkisë nuk është optimiste. Ajo e di edhe se: "Kur dikush blen dëborë, kujt i nevojitet dëbora?

Ai duhet të ketë aq shumë humor dhe ndoshta gëzohet, nqs kjo është për një gjë të mirë." Dhe kjo do të jetë për një gjë të mirë. Maria Greiner do t´i dhurojë të gjitha paratë e fituara nga nxjerrja në ankand. "Të ardhurat, n.q.se me të vertetë do të ketë të tilla. Do të doja që këto të shkojnë në favor të ndihmës për fëmijët e sëmurë me kancer."

  • Data 13.03.2006
  • Autor Bert Weber
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar19
  • Data 13.03.2006
  • Autor Bert Weber
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar19