1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

071210 USA Assange Reax

Vilma Filaj-Ballvora8 Dhjetor 2010

"Duket një lajm i mirë". Reagimi më i qartë vjen nga ministri i Mbrojtjes i SHBA-së Robert Gates.

https://p.dw.com/p/QTTa
Philip J. Crowley, zedhënësi i Ministrisë së Jashtme amerikaneFotografi: cc-by-nd/Ralph Alswang

Në Uashington zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Philip Crowley, tërhoqi vëmendjen (07.12) për hetimet që vazhdonte Ministria e Drejtësisë. I pyetur, nëse SHBA do të kërkojnë ekstradimin, ai tha: "Arrestimi është ndërkohë një çështje mes Britanisë së Madhe dhe Suedisë".

Zëdhënësi Crowley: kushtetuta e SHBA-së mbron lirinë e shtypit

Ministri i Drejtësisë Eric Holder në mënyrë të përsëritur pati deklaruar, se me botimet e WikiLeaks rrezikohet siguria kombëtare e SHBA-së. Holder nuk donte të shprehej, se çfarë mundësishë teknike kanë SHBA për ta bllokuar faqen e WikiLeaks dhe se çfarë hapash juridike kanë ndërmarrë SHBA në kontekstin e ndjekjes penale kundër WikiLeaks.

USA China Justizminister Eric Holder zu Friedensnobelpreis Liu Xiaobo
Eric Holder, ministër i Drejtësisë në SHBAFotografi: AP

"Unë vetëm mund t' ju them, se ne po merremi me një hetim penal shumë serioz dhe jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë, për të ruajtur informacionin e vazhdueshëm." Ai u shpreh për "masa të rëndësishme" që ai ka udhëzuar dhe shpreson, që ata që janë përgjegjës të mund të japin llogari".

Zëdhënësi Crowley vuri në dukje, se kundër kujt zhvillohen hetimet: "Ne tani jemi përqëndruar ndaj një individi, që është betuar, se do të mbrojë SHBA dhe interesat e saj, dhe që nuk i është përgjigjur këtij detyrimi."


Përveç kësaj jemi të vetëdijshëm, që kushtetuta e SHBA-së mbron lirinë e shtypit. "Ne e respektojmë këtë, edhe nëse kemi rezerva, lidhur me atë se si ushtrohet kjo e drejtë."

Senatorë kërkojnë padi ndaj Assange

Senatorja demokrate Diane Feinstein nga Kalifornia kërkon në një koment në gazetën konservatore Wall Street Journal, që themeluesi i WikiLeaks Julian Assange të akuzohet mbi bazën e një ligji spiunazhi të vitit 1917. Assange, shkruan Feinstein, nuk është gazetar, por një "agjitator, i cili ka për qëllim të dëmtojnë qeverinë tonë, sepse ai nuk e pranon politikën e saj."

Senatori i pavarur Joe Lieberman nga Konektikati madje shkon më tej duke këkruar edhe hapjen e hetimeve kundër New York Times, njëra nga gazetat, që i ka në dispozicion 250 000 telegramet sekrete të WikiLeaks dhe prej një jave raporton mbi përmbajtjen e tyre. Në televizionin konservator Fox News Lieberman tha:

"Nëse nuk ngremë padi, kur njerëzit kryejnë akte penale, atëherë të tjerë do të imitojnë, dhe kam frikë, se këtu po ndodh pikërisht kjo gjë".



Autorë: Christina Bergmann/ Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi