Qeveria në Ankara tërheq ligjin për penalizimin e tradhëtisë bashkëshortore | Evropa | DW | 16.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Qeveria në Ankara tërheq ligjin për penalizimin e tradhëtisë bashkëshortore

Në fillim të javës qindra gra demonstruan para parlamentit në Ankara kundër projektligjit të qeverisë për dënimin e akteve të tradhëtisë bashkëshortore. Qeveria turke u detyrua të tërheq këtë projektligj vetëm pak përpara kalimit të tij në parlament.

Salla plenare e parlamentit në Ankara

Salla plenare e parlamentit në Ankara

Mënyra se si në Turqi u tërhoq nga rendi i ditës miratimi i ligjit për penalizimin e tradhtisë bashkëshortore, lë shumë për të dëshiruar. Fillimisht u këmbëngul që ky ligj të miratohej me cdo kusht, kjo pa marrë parasysh as protestat e shumta të shoqatave per te drejtat e grave. Por më pas partia islamike konseravatore në pushtet u zbraps prej presionit të fortë të ushtruar nga Brukseli. Në minutën e fundit ajo u distancua nga projektligji.

Eshtë e qartë përsë qeveria veproi kështu: në fillim të tetorit, komisioni i BE-se do të publikojë një raport mbi Turqinë, i cili ndër të tjera do të jetë vendimtar për tratativat e pranimit të saj në BE dhe hapjen e negociatave mes Ankarasë dhe Brukselit për procesin e antarësimit. Dënimi me burg i tradhëtisë bashkëshortore natyrisht që do të vlerësohej negativisht në këtë raport. Nisur nga fakti që antarësimi në BE është qëllimi afatgjatë i dhe më i rëndësishem i partisë në pushtet. Ajo i vuri gishtin kokës , se nuk do të ishte e arsyeshme, që t´i hapte pengesa vetes me këtë ligj.

Ky proces është i dyfishtë. Së pari BE-ja është bërë një nga aktorët më të rëndësishëm të skenës së politikës së brendshme turke - ajo ka influencë edhe në sistemin juridik turk.
Dhe së dyti, politika e qeverisë turke nën udhëheqjen e ish- islamistit Recep Tayyip Erdogan është gjithnjë në syrin kritik të evropës pavarësisht nga hapat përparimtare demokratike të bëerë deri tani.

Erdogani ndodhet midis dy pozicioneve: ai eshte kreu i qeverisë, që intensifikoi bashkëpunimin e Ankarasë me BE-në, por nga ana tjetër ai konsiderohet si një politikan i dyshimtë për një pjesë të madhe të elitës turke me orientim perendimor. Sipas tyre pranimi i Turqisë në Be është vetëm një pretekst për të, në të vërtetë ai punon fshehurazi për një islamizim të metejshëm të vendit.

Perpjekja e futjes së një ligji të prapambetur, sic është edhe dënimi i tradhëtisë bashkëshortore, në paketën e ligjeve të një reforme juridike përparimtare është shprehje e këtij dyshimi. E vërteta mund të jëtë kështu, por edhe jo. Nga ana tjetër mund të jëtë edhe sic është shprehur në të vërtetë qeveria, se donte t´u vinte në ndihmë grave duke luftuar një fenomen të perhapur në vend sic është, poligamia. Poligamia në Turqi ndalohet gjithsesi edhe nga ligjet aktuale dhe për këtë do të mjaftonte një zbatim më efikas tyre. E pra mund te thuash, se ka gjasë, që ligji për ndalimin e tradhëtisë bashkëshortore të ketë shërbyer si një përpjekje për "sheqerosjen" e kursit të reformës në përgjithësi. Kjo me mendimin, për te kënaqur shumicën e zgjedhësve konservatorë të Erdoganit. Sepse Erdogan-i ba bërë deri tani shumë për Turqinë, por nga ana tjetër shumë pak për zgjedhësit e tij besnik, të cilët ushtrojnë presion për një heqje të ligjit për ndalimin e përdorimit të shamisë në shkolla e universitete, si dhe në institucione të tjera shtetërore. Keshtu Erdogan-i mund t´u thote tani idhtarëve të tij: "Unë së paku provova të bëj dicka."

Dënimi i tradhtisë bashkëshortore në Turqi do të ishte i papranueshëm nga një prespektivë evropjane, aq më tepër kur ky vend ka si qëllim të pranohet në BE. Tani që u sqarua kjo, më se fundi mund të shohim rezultatet e kësaj reforme. Denimi i ushtrimit të dhunës nga policia, dënimi i përdhunimit në një lidhje martesore, përkrahja e mendimit të lirë - këto janë hapa të rëndësishëm, të cilat parlamenti turk duhet t´i ndërmarrë sa më shpejt.

  • Data 16.09.2004
  • Autor Rainer Solih
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGT
  • Data 16.09.2004
  • Autor Rainer Solih
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGT