Qeveria iraniane reagon me zemërim ndaj toneve të ashpra britanike | Bota | DW | 29.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Qeveria iraniane reagon me zemërim ndaj toneve të ashpra britanike

Sa vjen e thellohet krizën diplomatike e shkaktuar pas arrestimit të 15 marinarëve britanikë. Nëse nuk ndryshon qëndrimi i qeverisë britanike atëherë edhe Irani do të ndjek një kurs tjetër, tërhoqi vërjetjen Ali Larixhani.

15 ushtarë britanikë janë arrestuar nga Irani

15 ushtarë britanikë janë arrestuar nga Irani

Qeveria britanike pret me padurim që Irani të bëj realitet paralajmërimet për lirimin e të paktën marinares Faye Turney dhe tu mundësojë diplomatëve britanikë të kontaktojnë me 14 të burgosuritë e tjerë. Deri tani ambasada britanike në Teheran, siç duket nuk ka marrë përgjegje në pyetjet e drejtuara në adresë të qeverisë iraniane. Për gazetat britanike nuk ka dyshim se deklarata e bërë nga Faye Rurney në televizionin iranian është bërë nën presion. Faye është detyruar të gënjejë, është kryetitulli i gazetës më të madhe bulevardeske britanike, Sun. Edhe ministrja e jashtme britnaike Beket u shpreh e brengosur se ndaj Turney dhe 14 të arrestuarëve tjerë mund të ushtrohet presion dhe të keqtrajtohen në burgun iranian.

Në Britaninë e madhe është e thellë indinjata dhe nga të gjitha partitë thuhet zëshëm se Irani duhet të izolohet tërsisht dhe se e drejta është në anën e Britanisë së Madhe. Zëdhënsi për politikën e jashtme i Partisë Konservative, Liam Fox: "Këtu nuk bëhet fjalë vetëm Irani kundër marinës mbretërore, Irani kundër Britanisë së Madhe. Irani është pozicionuar kundër tërë bashkësisë ndërkombëtare. Marinarët tanë po operonin atje nën mandatin e Kombeve të Bashkuara si pjesë e një force ndërkombëtare. Ajo çfarë ka ndodhur atje është një akt ilegal dhe i papranueshëm", tha Fox.

Mbetet të shihet nëse përsëritja e këtij argumenti dhe shtimi i presionit ndërkombëtar do të detyroj Iranin të ndryshoj qëndrimin e tij. Ish-ambasadori britanik në Teheran, Richard Dalton: "Se si është shkaktuar saktë kjo krizë tani nuk është më çështje vendimtare. Me rëndësi është tani dalja nga kjo krizë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje politike dhe këtu bën pjesë që në njëfarë forme që edhe Irani të ruaj fytyrën e vet", thotë Dalton.

Ndër të tjera spekulohet mundësia që Irani mund të pranojë një kërkesë për falje të marinarëve britanik pa patur nevojë që qeveria britanike të heqë dorë nga qëndrimi i saj zyrtar, se e drejta është në anën e saj. Megjithatë në Britaninë e Madhe sundon vlerësimi se kriza do të zgjasë edhe për një kohë edhe pas lirimit të marinares britanike.

Ndërkohë në krizën britaniko-iraniane është inkuadruar edhe Bashkimi Evropian. I ngarkuari i BE për politikën e jashtme dhe sigurinë Havijer Solana deklaroi para Parlamentit Evropian, se ka biseduar me ministrin e jashtëm iranian Manuschehr Mottaki, të cilit i ka thënë se arrestimi i marinarëve britanikë është i papranueshëm.

  • Data 29.03.2007
  • Autor Ralf Borchard
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJ4
  • Data 29.03.2007
  • Autor Ralf Borchard
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJ4
Reklamë