Qeveria gjermane përgatitet siç duket për një ″mandat robust″ | Gjermania | DW | 27.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria gjermane përgatitet siç duket për një "mandat robust"

Diskutimi për mundësinë e pjesëmarrjes së Gjermanisë në një mision paqësor të drejtuar nga OKB-ja në Lindjen e Mesme vazhdoi edhe në fundjavë. Ndërkohë qeveria gjermane duket po pajtohet me të ashtuquajtruin "mandat robust" që nuk përjashton veprimet luftarake

Trupa e OKB-së në Liban

Trupa e OKB-së në Liban

Nëqoftëse ushtarët gjermanë dërgohen në Lindjen e Mesme, duhet të përgatiten mundësisht edhe për operacione luftarake. Në fakt për arsye historike nuk dërgohen trupa këmbësorie, që mund të binin në konfrontim me ushtarët izraelite, tha zëdhënësi i qeverisë Ulrich Wilhem. Nëqoftëse Bundesveri merr tani pjesë me anije ne një mision paqësor ndërkombëtar nën drejtimin e OKB-së mund të merret me mend një mandat robust."Sepse përmes një komponenti të tillë duhet arritur që të hiqet bllokada ekzistuese e Izraelit ndaj Libanit. Nëqoftëse në këtë mënyrë, me prezencën ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e Bundesverit garantohet, që në det të mos bëhet furnizimi me armë i hisbollahut apo i milicëve të tjerë." Ministri gjerman i mbrojtjes Franc- Josef Jung e kishte cilësuar më parë një skenar të tillë "operacion luftarak" në një intervistë me "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Ngjashëm u shpreh edhe kryetari i partisë socialdemokrate Kurt Beck në një intervistë me kanalin e dytë televiziv gjerman ZDF, pa përmendur termin "operacion luftarak": "Eshtë e qartë, se duhemi marrë seriozisht. Dhe nëqoftëse dikush kundërshton atëherë direktivat e OKB-së, atëherë një anije e tillë duhet ndalur dhe kontrolluar." Sipas revistës informative gjermane Spiegel marina gjermane do të kontrollojë bregdetin libanez me fregata dhe anije të shpejta. Përveç kësaj do të vihen në përdorim edhe avionet tornado të zbulimit të aviacionit. Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes tha se meqë përgatitja është në proces ai nuk mund të bëjë pohime konkrete për kontigjentin gjerman. Nga rradhët e opozitës kritikohet politika ndaj Lindjes së Mesme. Kryetari i partisë liberale Guido Westewelle foli në radion Deutschlandfunk për një dështim të plotë. Diskutimi për pjesëmarrjen nuk ka ardhur nga jashtë në Gjermani, por ka nisur pa nevojë nga ministri i mbrojtjes. "Ai ka thyer traditën e të gjitha qeverive gjermane. Dhe unë kritikoj, që kancelarja nuk e ka ndaluar në fillim diskutimin. Ashtu siç kanë bërë të gjithë kancelaret më parë." Eksperti i partisë së majtë për politikën e jashtme Wolfgang Gehrcke, akuzoi qeverinë, se e ka kapercyer vijën e kuqe. Tani është e qarte se qeveria dhe kancelarja kanë mashtruar parlamentin, duke perjashtuar në informacionet e deritanishme veprimet luftarake, tha Gehrcke.
  • Data 27.08.2006
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzg
  • Data 27.08.2006
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqzg