Qeveria gjermane angazhohet per mbrojtjen e te drejtave te njeriut | Gjermania | DW | 30.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qeveria gjermane angazhohet per mbrojtjen e te drejtave te njeriut

Qeveria gjermane ka plotësuar që tani një nga kërkesat më qëndrore të organizatave gjermane për të drejtat e njeriut. Ajo kishte premtuat se do të angazhohet më shumë për këto të drejta gjatë presidencës së saj të rradhës së BE-së. Bashkësia ndërkombëatre ka shpresa dhe kërkesa të mëdha për qeverinë në Berlin. Fundja Gjermania mabn një përgjegjësi historike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë dhe në botë.

Lista është e gjatë dhe të paktën po aq ë shumëllojshme sa kërkesat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Evropë. 4 pika janë sipas ekspertëve temat më të rëndësishme që Gjermania duhet të përpunojë gjatë presidencës së saj të rradhës së BE-së: Mbrojtja bazë e të drejtave të njeriut brenda Evropës, mbrojtja e të dhënave personale në skeotrin juridik dhe të brendshëm, mbrojtja e të drejtave të njeriut e të huajve dhe emigrantëve dhe të drejtat e njeriut në politikën evropiane për siguri dhe mbrojtje.

Besimi është i mirë, kontrolli edhe më i mirë: Kur bëhet fjalë për të drejat e njeriut në Evropë, principi klasik që zotëronte deri tani, do të mbahet, thekson David Danilo Bartelt, i Amnesty International Gjermani:

"Kush do të antarësohet në BE duhet të vërtetojë se i mbron si shtet të drejtat e njeriut. Por fenomeni i çuditshëm që ndodh, është se kur një vend antarësohet në BE, zhduken të gjitha strukturat kontrolluese si nga një dorë magjike."

Kjo është arsyeja përse Amnesty International e mbështet kërkesën për zhvillimin e një ligji themor evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut:

"Ne kemi nevojë për një sistem mbikqyrës, kontrollues dhe funksionues kur bëhet fjalë për shkeljen e të drejtave të njeriut brenda BE-së. Kjo është e rëndësishme edhe për besueshmërinë ndaj shteteve të tjera që nuk e marrin aq seriozisht sa duhet mbrojtjen e të drejtave të njeriut."

Këshilli i Evropës ka vendosur të krijojë në Vienë agjensinë e BE-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo agjensi do të përqëndrohet tek konformiteti i të drejtave bazë i të drejtës së BE-së dhe vnëies së saj në zbatim nga shtetet antare. Kështu mund të evitohet shumë punë shtesë me të cliën merret tani Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Por kjo agjensi mund të punojë në mënyrë efikase, vetëm në rast se përmbushen disa kritere:

"Në rast se kjo do të ndodhte në mënyrë adekuate, pra në rast se ky institut do të financohet dhe mbështet nga ana e personelit ashtu siç duhet, për të mundur kështu vërtet që të marrë vendime të caktuara mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në një shtet antar, atëherë ky do të ishte një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të sistemit të kontrollit të të drejtave të njeriut brenda BE-së."

Por kërkesat më të mëdha të organizatave gjermane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ndaj qeverisë gjermane me rastin e presidencës së saj të rradhës së BE-së janë forcimi i të drejtave të migrantëve, azilkërkuesve dhe klandestinëve. BE-ja po i intensivon përpjekjet e saj disavjetore tashmë, që të forcojë jo vetëm mbrojtjen e kufijve por edhe të mbështesë vendet nga vijnë këta njerëz apo vendet tranzite, që ta kontrollojnë në mënyrë më efikase migracionin dhe të përgjegjësohen për mbrotjen e klandestinëveMarrëveshjet për rikthimin e këtyre personave në vdnet tranzite, pra nga ku kanë kaluar ata, aktivitetet e agjensisë së re për mbrojtjen e kufijve FRONTEX në Varshavë, zhvillimi i programeve mbrojtëse rajonale në Afrikë dhe në vendet perëndimore të shteteve GUS, janë vetëm disa nga ndërmarrjet serioze të BE-së.

Përveç garantimit të mbrojtjes së migrantëve dhe të dëbuarve brenda BE-së, Instituti Gjerman për të Drejtat e Njeriut kërkon më shumë transparencë për aktivitetet e agjensisë FRONTEX, kthimin në konceptin e shteteve të treta të sigurta, si edhe marrjen parasysh të të drejtave njerëzore gjatë hetmit dhe verifikimit të rasteve klandestinëve ilegalë. Pjesë e kësaj kërkese është mbi të gjitha përmirësimi i shërbimit mjekësor për migrantët ilegalë.

  • Data 30.12.2006
  • Autor Goran Goic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqy9
  • Data 30.12.2006
  • Autor Goran Goic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqy9